Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
6 rastet shqetësuese të gjuhës së urrejtjes në ekran, sociologu Tushi: Media priret nga spektakolarja, harron misionin human

Gjuha denigruese që përdoret ndaj kategorive të ndryshme, gjatë raportimeve në media është një shqetësim në rritje në vendin tonë.
Gjatë vitit 2023 janë konstatuar jo pak raste nga Komisioneri për Mbrojtën nga Diskriminimi.
I kontaktuar nga Politiko.al, ky institucion ka vënë në dispozicion raportin ku janë shqyrtuar 6 çështje, në të cilat është pretenduar diskriminim nga ana e drejtuesve të emisioneve apo pjesëmarrësve/të ftuarve në to.
Aktualisht, KMD ka mbyllur me vendim 3 ankesa dhe vijon procedurën hetimore për 3 ankesa të tjera, konkretisht në ekranin e TCH, Syri tv, MCN etj., por në këtë artikull do të ndalemi te njëri prej tyre.
Rasti i avokat Ngjelës: “Gruaja edhe kur p*dhunohet, dorëzohet nga kënaqësia”

Avokati Spartak Ngjela ka shokuar me një deklaratë gjatë një interviste në emisionin ‘Më lër të flas’, në Top Channel, duke u shprehur se “një grua apo vajzës edhe kur përdhunohet dorëzohet nga kënaqësia”.
Sipas Komisionerit në këtë rast është konstatuar diskriminim në formën e gjuhës së urrejtjes për shkak të gjinisë nga një i ftuar në emisionin televiziv, pas një ankese të depozituar nga Shoqata “Për Drejtësi Sociale”.
Ç’ndodhi në seancën dëgjimore mes palëve
Në datë 04.07.2023 palët janë ftuar në seancë dëgjimore, pranë Zyrës së Komisionerit, me praninë e përfaqësueseve të palës ankuese: G. S, Kryetar i Shoqatës, si dhe të palëve kundër të cilës është paraqitur ankesa: avokat Ngjela, personalisht dhe dy përfaqësueseve të Top Channel.
Gjatë seancës, përfaqësuesit e Top Channel theksuan se kanë marrë masa të hiqet pjesa ku avokati shprehet për sa është ankuar Shoqata, duke sqaruar se linku është bërë privat dhe nuk është i aksesueshëm nga publiku i gjerë.
Nga ana e palës ankuese u kërkua se nëse nga ana e Ngjelës do të kishte një ndjesë publike, ata do të tërhiqeshin nga ankesa, por sipas Komisionerit nuk pati asnjë reagim në kuadër të masave të ndërmarra prej tij për kërkimin e ndjesës publike.
Sakaq, KMD e ka deklaruar të përfunduar pa një vendim përfundimtar procedurën administrative për pjesën e ankesës që lidhet me pretendimet e ngritura kundër Televizionit Kombëtar Top Channel, pasi është arritur efektiviteti dhe qëllimi, për të cilin kishte filluar procedura hetimore kundrejt këtij subjekti.
Sipas vendimit, avokat Ngjela ka konsumuar sjelljen diskriminuese dhe i është kërkuar të bëj një deklaratë publike me anë të të cilës të distancohet nga përdorimi i gjuhës së urrejtjes dhe të evitojë në të ardhmen përdorimin e saj.
Sociologu Tushi: Media shpesh priret nga spektakolarja, harron misionin human

Sociologu Gëzim Tushi ka bërë një analizë të zgjeruar në Politiko.al sa i takon gjuhës diskriminuese që haset shpesh në mediat shqiptare.
Sipas tij, media dhe opinion publik duhen ndërgjegjësuar, duke pranuar se niveli i dhunës mbi gratë shqiptare nuk është thjesht një problem gjinor.
Përkundrazi, sipas tij ajo duhet parë, vlerësuar dhe interpretuar si shprehje e nivelit të qytetërimit tonë.
“Unë mendoj se ka ardhur moment kur në “ideologjinë e medias” duhet rrënjosur koncepti modern i trajtimit të dhunës mbi gratë.
Kjo kërkon bindjen e fortë dhe profesionalisht të rrënjosur se kjo dhunë që ushtrohet në mënyrë të gjerë dhe sistematike, për shoqërisë shqiptare nuk është problem anësor dhe periferik, por thelbësor dhe me peshë sociale.
Dhuna mbi gratë në të gjitha format e saj, fizike, verbale, emocionale apo e “përzier” është bërë një “limfë sociale” që rrjedh me intensitet të lartë në shoqërinë tonë. Në familje dhe jashtë saj, në habitate private dhe ambiente publike.
Ekzistenca e këtij niveli të dhunës është një “turp social” i cili shpesh herë në media dhe biseda private apo debate publike trajtohet në mënyrë sempliste duke e konsideruar si “problem kulturor” dhe jo ashtu sikurse është në të vërtetë një problem i pastër kriminal. Shpeshherë në trajtimet mediatike ka një kakofoni konceptuale dhe një ambiguitet terminologjik dhe qëndrimesh që sjellin “argument” të natyrës zbutëse apo justifikuese për ekzistencën e dhunës dhe krimit mbi gratë.
Kjo krijon një mbulesë, një “pelerinë” sociale dhe mediatike që i vendos këtij fenomeni shpesh herë terma të gabuara apo sfumime mediatike, që zbusin artificialisht efektet degraduese të dhunës mbi gratë. Madje nganjëherë deri në nivelin e degradimit të “statusit shoqëror” të gruas duke e trajtuar në mënyrë të gabuar dhunën, shpesh herë deri në nivele kritike justifikuese e antihumane”, thotë Tushi.
Sociologu thotë se ka raste kur nga trajtimi semplist mediatik, tek njerëzit, sidomos tek meshkujt e dhunshëm, krijohet ideja se dhunë është “çështje e jetës private” dhe jo “çështje publike” sociale dhe mediatike.
“Nëse problemin e paragjykimeve e shohim më gjërë, sociologjikisht konstatoj se në përgjithësi ndihet nevoja e zgjeruar e një “vigjilence mediatike” për fjalë, fraza, e qëndrime paragjykuese maskiliste, racore, seksiste e kulturore.
Në jo pak raste në media shpëtojnë fjalë e fjali që shfaqen si recidiva të paragjykimeve të tilla. Gjuha pezhorative, përçmuese, diskriminuese është akoma një substance sociale e mediatike “toksike” që qarkullon në hapësirën publike e mediatike.
E sjellë në raste të caktuara nga gazetarët apo në të shumtën e rasteve nga të ftuarit. Sidomos evidente është kjo “patologji” sociale e mediatike kur flitet për të drejtat e njerëzve për shkak të orientimit seksual të tyre, për njerëz që kanë probleme të shëndetit mendor apo kanë vartësi nga lëndët prikotrope (drogë dhe alkool)”, thekson sociologu.
“Media nuk mund të lejojë përhapjen e “acideve paragjykuese” në ekranet e saj. Ajo nuk mund të bëhet aleate e opinionit publik që shfaq mediokritet duke shkelur kështu parimet kryesore profesionale e deotologjisë së saj.
Ndodh që gazetarët apo specialistët mediatikë harrojnë misionin human nga që priren nga sensasionalja dhe spektakolarja edhe pse ajo mund të jetë e dëmshme nga ana sociale. Kjo duhet korrigjuar…”, apelon Tushi.
Raste të ngjashme gjatë 2023-shit

Sa i përket ankesave për të cilat vijon procedura e shqyrtimit, Komisioneri ka konstatuar edhe raste të ngjashme diskriminimi në media.
Konkretisht:
1. Shoqata “Vish këpucët e mia”, kundër Emisionit Xhadat, në MCN TV, pretendim diskriminim për shkak të Etnisë, ku ndër të tjera përdoret gjuha e urrejtjes ndaj Komunitetit Rom në Shqipëri.
Në këtë emision një nga folëset (gazetaret humoriste), ndër të tjera ka thënë "....e ka bërë me beton, se po ta bënte hekur vinin kurbeterit dhe ja shisnin", termi kurbeterit është një term diskriminues dhe denigrues për komunitetin Rom i përdorur në qytetin e Korçës, gjithashtu konteksti i kësaj video tregon etiketime diskriminuese për këtë minoritet. Kjo video vazhdon të jetë në rrjetin social Facebook dhe MCN. TV, website.
2. Qendra për Aksion Komunitar, kundër Emisionit Top Story, Top Channel, pretendohet diskriminim për shkak të racës dhe etnisë, pasi gjatë emisionit nga i ftuari A.T e më pas nga prezantuesja e emisionit G.D, është përdorur dhe folur në terma pezhorativ dhe denigrues si “Jevgjitkat e Shqipërisë”.
3. Subjekti A. F., kundër Emisionit Stop, Klan Tv, pretendohet diskriminim për shkak të aftësisë së kufizuar.
Konkurrenca për ndjekshmëri dhe etja për më shumë klikime sipas ekspertëve ka sjellë një sërë problemesh në median audiovizove dhe atë online, duke dëmtuar informimin e publikut.
Ekspertët insistojnë që të reduktohet ky fenomen për të shmangur pasoja të rënda në të ardhmen në publik./ Punoi: S.F. Gjidede

Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14