Flash News
Qytetarët rrëzojnë bustin e Edi Ramës
Protestuesit urojnë Ramën për ditëlindje me tortë betoni
Protesta dhe miliardat përballë njëra-tjetrës, Rama: Projekti në Zvërnec do vijojë
Lamallari kërcënon avokatin me heqje licence pas akuzave për dhunë në qeli
U arrestua gjatë protestës te Kuvendi, gruaja e Altin Hilës: Protestoi për fëmijën tonë të sëmurë
Mbyllja e Tik Tok: zgjidhje për shoqërinë apo hall fushate?

Qeveria e shpalli Tik Tok-un armik të shoqërisë, e sidomos të fëmijëve, duke ia adresuar fajin e dështimit të sigurisë në shkolla, pikërisht platformës sociale.
Padyshim, rrjetet sociale shpesh kthehen në shkak për dhunë, sherre e konflikte mes adoleshentësh dhe jo vetëm. Por, mbyllja e Tik Tok nuk e largon dot njollën e turpit të një ministreje që shkrihej gazit teksa opozita i kërkonte sqarim për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë.
Shfajësimi me mbylljen e Tik Tok
Rama dhe Manastirliu njoftuan vendimin për ta mbyllur Tik Tok-un për një vit. Kryeministri u shpreh se ndjehej i lehtësuar për mbylljen e Tik Tok, por duke harruar se sot fëmijët qarkullojnë në shkolla e në rrugë me mjete prerëse, thika, madje edhe me armë.
Megjithatë, duket sikur qeveria e ka parë mbylljen e platformës sociale si shfajësim për të treguar se kjo masë do t’i japë fund sherreve, konflikteve, bullizmit tek adoleshentët.
“Unë sot ndihem i lehtësuar që në një periudhë të shkurtër, pas një diskutimi të gjerë dhe gjithëpërfshirës me të gjithë faktorët që janë drejtpërdrejtë që janë të lidhur me këtë sferë të edukimit dhe sigurisë të fëmijëve tanë, kemi një produkt konkret, me masa konkrete dhe kemi sigurinë që duke zbatuar këtë plan do të kemi një sistem arsimor më të mirë dhe më të sigurt”, u shpreh Rama.
Është shumë më i fortë, shumë më ndikues, shumë më tërheqës ai rrugaçi i lagjes që quhet TikTok.
Ne TikTok-un do e mbyllim për një vit. Kini parasysh që ne kemi bërë të gjithë hulumtimet tona në aspektin teknologjik dhe do të na duhen 6-8 javë nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe për një vit do e mbyllim TikTok-un. TikTok nuk do ketë në Republikën e Shqipërisë. Do shohim se si do funksionojnë qeveritë e tjera, si do reagojë vetë TikTok-u”, u shpreh Rama.
Por, sa e zgjidh Tik Tok situatën alarmante me adoleshentët? Platforma sociale shpesh kthehet në rrezik për sherre e konflikte ose sfida të cilat rrezikojnë jetën e fëmijëve. Megjithatë, më alarmante është fakti se sot një pjesë e fëmijëve lëvizin lirisht në ambientet e brendshme të shkollave me thika e në një rast, edhe me armë zjarri.
Në rrjet kanë qarkulluar shumë video ku fëmijët të pa frikësuar, reklamojnë thika në shkolla dhe më pas në rrjete sociale. Deri tani, nuk është njoftuar asnjë masë e marrë nga qeveria për t’i dhënë fund ‘rrugaçërisë’ që në fakt, nxënësit e shohin çdo ditë nëpër shkolla.
Avokatia ndaj Manastirliut
Vrasja e Martin Canit ngjalli reagimin e të gjithë qytetarëve dhe opinionit publik të cilët njëzëri kërkuan dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu. Por, ministrja për të shpëtuar karrigen e saj, ia adresoi fajin për ngjarjen e rëndë Tik Tok-ut.
Megjithatë, thirrja e prindërve të një 14-vjeçari të vrarë pranë shkollës, dhe qindra prindërve të tjerë, erdhi e shurdhër tek Rama, i cili shprehu mbështetje për Manastirliu në atë që kryeministri e quajti “transformim të arsimit” .
“Duke thënë të gjitha këto dua të shpreh publikisht këto si përgjigje për ata që donin të nxirrnin përfitime absurde nga tragjedia e një familje dhe nga humbja e një jete, duke drejtuar gishtin për gjithfarë akuzash dhe duke kërkuar përgjegjësi personale nga ministrja e arsimit, e cila ka jo vetëm të gjithë mbështetjen time, por kam bindjen se ashtu si kundër që ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe pamohueshëm në transferimin e sistemit tonë shëndetësorë, por dhe një rol të pamohueshëm për transformimin e arsimit tonë, për ta bërë më të mirë”, u shpreh Rama.
Por, për çfarë transformimi flet kryeministri? Për atë transformim që po i kthen fëmijët dhe adoleshentët në “trimat” e shkollës? Për atë transformim që po i lejon të bredhin lirisht me thika në duar? Apo për transformimin që po iu mohon shkollimin e po i çon drejt qendrave të riedukimit?
Fakte të tilla kryeministri nuk i përmend edhe pse janë të pamohueshme, kostot e të cilave shoqëria po i paguan.
“Akt i pastër elektoral”
Vendimi për mbylljen e Tik Tok vjen disa muaj para zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës.
Për deputeten demokrate Ina Zhupa lëvizja e fundit e Ramës është një akt i pastër elektoral, pasi dështoi tentativa për të kontrolluar platformën. Demokratja shkruan në Facebook se Rama i trembet interkativitetit të Tik Tok në prag të zgjedhjeve, duke ia adresuar platformës dështimin në arsim.
“Të shfrytëzosh vrasjen e një 14 vjecari për të zgjidhur hallet personale me rrjetet sociale që nuk kontrollon dot, është vrasje e dyfishtë dhe akt i rëndë ndaj lirisë. Rama sot lajmëroi se arsimi i dështuar qënka faj i Tik Tokut, se thikat në shkolla i fuska Tik Toku, se drogën në shkolla e coka Tik Toku, se mësimin me dy turne e bën Tik Toku, se mungesën e rezultateve në testin Pisa e manipulon Tik Toku, se mungesën e aktiviteteve në shkolla e ka faj Tik Toku, se ministren e dështuar ja vuri Tik Toku, se paratë e arsimiti vidhka Tik Toku. Edhe pasi gjeti “fajtorin” do e mbyll atë për 1 vit.
Vendimi diktatorial për mbylljen e një rrjeti social si Tik Toku që nuk po e kontrollonte dot është akt i rëndë kundër lirisë së shprehjes dhe demokracisë. Është akt elektoral i pastër dhe përdorim i pushtetit për të shtypur liritë”, shkruan Zhupa në Facebook.
Të fundit
Protestuesit sjellin para Kryeministrisë një arkivol simbolik për Edi Ramën
4 Korrik 2026, 21:15
Qytetarët rrëzojnë bustin e Edi Ramës
4 Korrik 2026, 20:55
Protestuesit urojnë Ramën për ditëlindje me tortë betoni
4 Korrik 2026, 20:25
Protesta dhe miliardat përballë njëra-tjetrës, Rama: Projekti në Zvërnec do vijojë
4 Korrik 2026, 20:08
Lamallari kërcënon avokatin me heqje licence pas akuzave për dhunë në qeli
4 Korrik 2026, 19:59
“Diaspora është me ne”, qytetarët: Rama jep dorëheqjen
4 Korrik 2026, 19:25
Erdogan sulmon sërish Izraelin: Janë të varur nga lufta!
4 Korrik 2026, 19:13
Mazniku, reforma territoriale dhe ushtria e llogarive fiktive
4 Korrik 2026, 18:28
OBSH shpall fundin e epidemisë së hantavirusit, shërohet edhe pacienti i fundit
4 Korrik 2026, 17:54
Shqipëria po humbet avantazhin e “destinacionit të lirë”
4 Korrik 2026, 16:45
Aksident i 6-fishtë pranë pikës kufitare në Morinë, 7 të plagosur
4 Korrik 2026, 16:15
Shifra alarmante për rininë, PD: Një në pesë të rinj pa punë dhe pa arsim
4 Korrik 2026, 16:01
Zjarr në një varrezë makinash në Kamëz, tymi mbulon zonën
4 Korrik 2026, 15:45
Shqipëria, e fundit në rajon për logjistikën në tregti, e vetmja që shënoi rënie
4 Korrik 2026, 15:20
Zhurma e motorëve, shqetësim për Tiranën
4 Korrik 2026, 15:01
Berisha mesazh Ramës për ditëlindje: Para orës 19.00...
4 Korrik 2026, 14:08
Kapen 250 mijë euro kanabis nga Kanadaja, goditet rrjeti i trafikut në Rinas
4 Korrik 2026, 13:46
"Rama nuk frymëzon më", Marjana Koçeku për BBC: M’u desh kohë ta kuptoja
4 Korrik 2026, 11:58
Ndahet nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i mirënjohur, Koço Qëndro
4 Korrik 2026, 11:37
Si po e ndryshon “Revolucioni i Flamingove” imazhin ndërkombëtar të Ramës
4 Korrik 2026, 11:20
Biznesi ngre shqetësime për qeverisjen, informalitetin dhe integrimin në BE
4 Korrik 2026, 10:43
Mes festës dhe protestës për dorëheqje, ditëlindja ndryshe e Edi Ramës
4 Korrik 2026, 10:08
Këmbimi valutor 4 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
4 Korrik 2026, 09:37
4 Korriku, festa që ndryshoi historinë e SHBA-së: Si lindi dita e Pavarësisë
4 Korrik 2026, 08:36
Do transferohet te Chelsea? Granit Xhaka thyen heshtjen
4 Korrik 2026, 08:24
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
4 Korrik 2026, 07:59
Irani i jep lamtumirën Khameneit me ceremoni pesëditore
3 Korrik 2026, 21:21
Protesta e 34-të në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
3 Korrik 2026, 20:01
Ndryshe nga Rama, Meloni tërhiqet nga projekti i resortit në Sardenjë
3 Korrik 2026, 19:42
Vala e të nxehtit në Belgjikë shkakton rritje të ndjeshme të vdekjeve
3 Korrik 2026, 19:19
Gjendet e mbytur në det 29-vjeçarja në Vlorë
3 Korrik 2026, 18:41
PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisioneve hetimore për AKSHI-n dhe rrugët
3 Korrik 2026, 17:30
Vetëm një grusht në ditë, snack-u që ndihmon zemrën dhe zorrët
3 Korrik 2026, 16:56
FIFA sqaron anulimin e golit të Kroacisë ndaj Portugalisë
3 Korrik 2026, 16:35
Video/ Vapa përvëluese i lë vendin motit të keq, stuhia e breshërit godet Elbasanin
3 Korrik 2026, 16:01
Trafiku na fut në "elitën" e Evropës, Shqipëria mes 15 vendeve më problematike
3 Korrik 2026, 15:45
Nga projekti fantazmë i inicineratorit të Tiranës u zhdukën 99 milionë euro
3 Korrik 2026, 15:13
Samiti IV i Diasporës kushtoi rreth 420 mijë euro, por faturat mbahen sekret
3 Korrik 2026, 15:04
Zvicra siguron kualifikimin në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës 2026
3 Korrik 2026, 13:59
Çmimet e prodhimeve bujqësore, vezët dhe frutat me rritjen më të fortë në vitin 2025
3 Korrik 2026, 13:37
Sky News: Protestat janë kthyer në demostrata kundër qeverisë Rama
3 Korrik 2026, 12:54
Sërish kërkesë për arrestimin e Ballukut? Braho: Dy gjëra mund t’ju them...
3 Korrik 2026, 12:06
Ronaldo shënon në fazë eliminatore për herë të parë në Botëror
3 Korrik 2026, 09:51
Këmbimi valutor 3 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
3 Korrik 2026, 09:34
Protestuan kundër qeverisë, arrestohen 19 persona, procedohen penalisht 12 të tjerë
3 Korrik 2026, 08:56
Një e pesta e të rinjve as në punë dhe as në shkollë me 2025
3 Korrik 2026, 08:41
Njihuni me parashikimin e motit për sot
3 Korrik 2026, 08:20
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
3 Korrik 2026, 07:58
"Dorëheqja nuk është opsion", Rama përplaset me gazetaren e DW për protestat
2 Korrik 2026, 22:00
Qytetarët u dhunuan nga policia, Rama vijon retorikën e ashpër: Dështakë e kriminelë
2 Korrik 2026, 21:30
Deputetja e Ramës i quan protestuesit “sorra”: Qeveria nuk i provokoi
2 Korrik 2026, 20:57
Protesta/ Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëron qytetarët: Tregoni kujdes
2 Korrik 2026, 20:36
Hitaj urdhëron ‘mbylljen’ e kufirit për protestën e 4 korrikut
2 Korrik 2026, 20:21
Spanja sfidon Austrinë në fazën me eliminim direkt, publikohen formacionet zyrtare
2 Korrik 2026, 20:01
Video/ U shfaq në spital si i plagosur, 64 minuta më vonë polici del nga Komisariati
2 Korrik 2026, 19:20