Flash News

E-TJERA

Përplasen dy makina në tunelin e Kalimashit, tre të plagosur

Përplasen dy makina në tunelin e Kalimashit, tre të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në tuneline Kalimashit. Një automjet i mirëmbajtjes së rrugës është përplasur me një tjetër.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

“Rreth orës 10:15, në tunelin e Kalimashit, dyshohet se janë përplasur një automjet i subjektit përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës dhe një automjet tjetër.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit N. B., S. T. dhe E. Sh., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit