Flash News

E-TJERA

Aksident në Milot-Rrëshen, humb jetën pasagjerja

Aksident në Milot-Rrëshen, humb jetën pasagjerja
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar në rrugor Milot-Rrëshen.

Për pasojë, ka humbur jetën pasagjerja D.N.,70 vjeçe.

“Në aksin rrugor Milot-Rrëshen ,në vendin e quajtur  “Skuraj”, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Gj.N., është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin M.Sh.

Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime duke  gjetur vdekjen shtetasja D.N.,70 vjeçe, e cila ndodhej pasagjere në mjetin  tip “Benz”,me drejtues shtetasin Gj.N.

Grupi hetimor ndodhët në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Të fundit