Flash News

E-TJERA

Aksident në Shkodër, 34-vjeçarja përplas një çift të moshuarish me motomjet

Aksident në Shkodër, 34-vjeçarja përplas një

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në Shkodër, ku një 34-vjeçare ka përplasur me makinë një çift të moshuarish që po lëviznin me një motomjet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 në lagjen “Tre Heronjtë”.

Si pasojë e përplasjes, dy të moshuarit janë dërguar me urgjencë në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Deklarata e Policisë:

“Rreth orës 09:00, në lagjen ‘Tre Heronjtë’, shtetasja E. R., 34 vjeçe, duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur një motomjet të drejtuar nga shtetasi N. M., 77 vjeç, me pasagjere bashkëshorten e tij, shtetasen L. M., 73 vjeçe. Të dy bashkëshortët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit."

Të fundit