Flash News

E-TJERA

Ambasada e SHBA sërish njoftim të rëndësishëm për vizat: Kush mashtron, dënohet me burg!

Ambasada e SHBA sërish njoftim të rëndësishëm për

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes një postimi në rrjetet sociale ka dalë sërish me një njoftim të rëndësishëm për vizat. 

Sipas ambasadës, kush gënjen për të marrë një vizë, punon në mënyrë të paligjshme ose qëndron në Shtetet e Bashkuara pas skadimit të vizës ose programit të udhëtimit pa vizë, do të përballet me ndëshkime serioze si burgim, dëbim, apo ndalimin e përhershëm të marrjes së vizës amerikane. 

"Të gjithë aplikantët për vizë duhet të dëshmojnë se kualifikohen për një vizë në mënyrë që të vijnë në Shtetet e Bashkuara. Kjo përfshin qëllimin për të qenë në përputhje me ligjet tona.

Nëse gënjeni për të marrë një vizë, punoni në mënyrë të paligjshme ose qëndroni në Shtetet e Bashkuara pas skadimit të vizës ose programit të udhëtimit pa vizë, do të përballeni me ndëshkime serioze. Këto përfshijnë burgimin, dëbimin dhe ndalimin e përhershëm të marrjes së vizës amerikane në të ardhmen", thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA. 

 

Të fundit