Flash News

E-TJERA

Autobusi përplaset me automjetin në aksin Qafë Bualli-Bulqizë, një i plagosur

Autobusi përplaset me automjetin në aksin Qafë
Foto ilustruese

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Qafë Bualli-Bulqizë.

Mësohet se në aksident janë përfshirë automjeti tip "Ford" me drejtues shtetasin G.K., 61 vjeç, me automjetin tip autobus, me drejtues shtetasin Z.D., 36 vjeç.

Nga përplasja e automjeteve ka mbetur i dëmtuar vetëm shtetasi G.K., i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

 

Të fundit