Flash News

E-TJERA

Avokati i MEK: 1 viktimë dhe 36 të plagosur në kampin e muxhahedinëve; Policia e mohon

Avokati i MEK: 1 viktimë dhe 36 të plagosur në kampin e

Një person ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur sot në kampin e muxhahedinëve, në Manzë, pas një përplasje mes muxhahedinëve dhe Policisë së Shtetit.

Ky fakt konfirmohet nga zëdhënësi i MEK, i cili pohon se viktima është Ali Mostashari dhe humbi jetën nga gazi lotsjellës i lëshuar nga policia.

Të njëjtin fakt konfirmon edhe avokati i muxhahedinëve, Genc Gjokutaj, raporton Neës 24.

Nga ana tjetër Policia e Shtetit ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar mbi përplasjen që ka ndodhur në kampin e MEK, por burimet bëjnë me dije se policia e ka mohuar se nga përplasja janë shkaktuar viktima.

 

 

 

Të fundit