Flash News

E-TJERA

Banorët e Bërxullës sërish në protestë, konfrontime me efektivët e Policisë

Banorët e Bërxullës sërish në protestë,

Banorët e Bërxullës kanë protestuar sërish për aksin rrugor Thumanë-Kashar pasi projekti i qeverisë prek edhe banesat e tyre.

Protesta është shoqëruar me përplasje dhe konfrontime fizike mes tyre dhe efektivëve të policisë, që tentuan të ndalonin banorët të bllokojnë rugën.

Banorët kërkuan nga efektivët të mos i preknin dhe t’i lejonin të protestonin për të drejtën e tyre.

“ARRSH duhet të bëjë kërkesa në hipotekë se sa është vlera e pronave. Toka këtu është shitur me akt noterial, ne 2022, janë shitur 229 mijë euro, del 50 euro metri, ku e gjeti 4 euro metrin e tokës Berberi? Apo marrin rrogat kot dhe nuk bëjnë asnjë detyrë. Ne kemi ligjet tona, jemi autoktonë, nuk e falim tokën për interesat e oligarkëve, do e mbrojmë me gjak.

Kjo rrugë do bëhet me lapidar pa filluar punimet. Do bëhet si kalaja e Shkodrës. Këtu është një maskaradë, firma ka zhvilluar 70% të punimeve dhe projekti ndërrohet sa herë do kompania. Ne nuk do tërhiqemi! Do marrim masa ekstreme, të jenë të bindur. Nëse nuk ulen në negociata me ne nuk do jetë e lehtë”, u shpreh një nga banorët.

Ndërsa një tjetër ka kërkuar që qeveria të heë dorë nga vjedhja e tokave.

“Tokat na i kanë zaptuar, me taksat na mbyti, ky është qen, do e bëjmë tokën me gjak, do jem i pari që do sakrifikohem. Ta bëjë provë dikush të vijë në tokën time!”, u shpreh një tjetër banor.

 

Të fundit