Flash News
Mbyllet mbledhja, Noka: Nga nesër, drejtuesit do të jenë në bazë
I ngritur nga një grup kriminal, parandalohet futja e një droni në burgun e Burrelit
Të shtëna me armë zjarri në Golem, një i plagosur
Berisha me drejtuesit politik në qarqe: Të garantojmë shqiptarët se vota e tyre s’do varroset pa hyrë në kuti
Nga Nikolla te Shalsi dhe Braçe/ PS zgjedh Kryesinë e re, emrat që mbetën jashtë
Berisha bën denoncimin: Bashkia e Lushnjës djeg plehrat dhe ndez flakë Dumrenë
Kryetari i opozitës, Sali Berisha, ne një postim në facebook shkruan se Bashkia e Lushnjes po djeg plehrat duke i vënë flakën edhe Dumresë.
Bashkia e Lushnjës djeg plehrat dhe ndez flakë Dumrenë. Krim i shëmtuar ekonomik dhe mjedisor.
Lexoni mesazhet e qytetarëve dixhitalë.
-Mirëmbrëma Doktor! Zjarri që ra në Çerragë të Belshit, që shkaktoi dëme të mëdha në ullishte, erdhi nga djegia e plehrave të Bashkisë së Lushnjës në fshatin Murriz.
-Përshëndetje Doktor Berisha, të uroj të jeni mirë me shëndet, sot në Dumre nga ora 12:00 të drekës, data 14 gusht, ka rënë zjarr në fshatin Çerragë, Bashkia e Belshit. Janë djegur mijëra rrënjë ullishte dhe disa hektarë të mbjella me rrush. Sipërfaqet ndodhen të rrethuara me liqene dhe shteti nuk reagon pothuajse fare. Nga informacioni që kam, pushteti i sotshëm është shkaktar për rënien e zjarrit ku u dogjën mijëra rrënjë me ullinj dhe rrush, të mbjella në kohën tuaj. Zjarri vazhdon edhe në këto momente.