
Flash News
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
Kurti e Vuçiç "përballen" nesër në Shkup
Bie nga skelat, humb jetën punëtori i ndërtimit në Berat
Prokuroria dërgon për gjykim dy zyrtarët e Bashkisë Korçë
BERZH: Ekonomia shqiptare ka nevojë për diversifikim dhe më shumë sofistikim
Shqipëria po kalon në një proces transformimi ekonomik gjatë viteve të fundit, teksa rëndësia e sektorëve me vlerë të shtuar të ulët po zvogëlohet.
Ekaterina Solovova, Përfaqësuese Rezidente e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Shqipëri, thotë në një intervistë për “Monitor” se për të vazhduar rritjen ekonomike, ekonomia shqiptare ka nevojë për diversifikim dhe më shumë sofistikim.
BERZH parashikon një rritje të qëndrueshme në vitin 2025, por rreziqet potenciale lidhen me paqëndrueshmërinë klimatike, që pengon prodhimin e energjisë elektrike dhe atë bujqësor.
Në anën pozitive, zbatimi më i shpejtë i reformave strukturore, i mbështetur nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, mund të nxisë rritjen.
Si e vlerësoni ecurinë e ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2024? Si ishte performanca krahasuar me parashikimet tuaja fillestare dhe pse?
Ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri të mirë gjatë 5 viteve të fundit duke u rimëkëmbur me shpejtësi pas pandemisë.
Rritja ekonomike është mbështetur kryesisht nga performanca e fortë e sektorit të turizmit, si dhe nga konsumi privat dhe investimet publike.
Në vitin 2024, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) pritet në 3.9%, më shumë sesa parashikimet fillestare, pasi turizmi u rimëkëmb dhe vazhdoi të rritej me ritme të shpejta.
Nga ana tjetër, eksportet neto u tkurrën për shkak të rënies së eksporteve të mallrave, të ndikuara nga mbiçmimi i Lekut shqiptar dhe nga kërkesa e dobët e jashtme.
Sektori financiar mbeti i qëndrueshëm në gjysmën e parë të vitit 2024, me likuiditet të mjaftueshëm, përfitueshmëri të qëndrueshme dhe aktivitet të përshpejtuar të kredisë.
Në parashikimin tonë të fundit, presim një rritje ekonomike prej 3.5% për këtë vit.
Si e prisni zhvillimin e ekonomisë së vendit në vitin 2025? Cilët janë faktorët që do të ndikojnë pozitivisht dhe negativisht?
Perspektivat për rritjen ekonomike janë pozitive në afatin e mesëm. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) parashikon një rritje prej 3.7% për vitin 2025, e mbështetur nga sektori i shërbimeve dhe ndërtimit nga ana e prodhimit, si dhe nga konsumi privat dhe investimet publike nga ana e shpenzimeve.
Rreziqet potenciale lidhen me paqëndrueshmërinë klimatike, që pengon prodhimin e energjisë elektrike dhe atë bujqësor, ndërsa në anën pozitive, zbatimi më i shpejtë i reformave strukturore, i mbështetur nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, mund të nxisë rritjen.
Cilat janë rreziqet kryesore që Shqipëria mund të hasë në afatin e mesëm dhe të gjatë?
Shqipëria përballet me sfida të ngjashme me ato të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, si ndjeshmëria ndaj tronditjeve globale dhe ndryshimeve klimatike, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, rritja e ngadaltë e produktivitetit dhe të tjera.
Bujqësia ende luan një rol të madh në ekonomi (rreth një të pestën e vlerës së shtuar bruto dhe rreth një të tretën e fuqisë punëtore) krahasuar me vendet e tjera homologe, duke e bërë Shqipërinë më të ndjeshme ndaj efekteve negative të ndryshimeve klimatike në afatin e mesëm dhe të gjatë.
Siguria energjetike është gjithashtu e rëndësishme. Shqipëria mbështetet kryesisht në energjinë hidrike për prodhimin e energjisë elektrike. Thatësirat e shpeshta kërkojnë përshpejtimin e diversifikimit të burimeve (kryesisht të rinovueshme) të prodhimit.
Një hap i rëndësishëm përpara janë ankandet e suksesshme të kapaciteteve të energjisë diellore dhe të erës, të mbështetura nga BERZH.
Rritja në një shkallë të gjerë e kapaciteteve të reja për energji të rinovueshme, së bashku me forcimin e fleksibilitetit dhe kapacitetit të rrjetit për të përthithur burime të reja të rinovueshme, si dhe zbatimi i zgjidhjeve për ruajtjen e energjisë, do të jenë kritike në vitet e ardhshme për qëndrueshmërinë e sektorit energjetik dhe arritjen e objektivit të Shqipërisë për t’u bërë një eksportues neto të energjisë.
Çfarë duhet të bëjë qeveria shqiptare për të trajtuar çështjen e emigracionit dhe ndikimin e tij në tregun e punës?
Emigracioni është një çështje e rëndësishme në Ballkanin Perëndimor, jo vetëm në Shqipëri.
Trajtimi i emigracionit është një detyrë komplekse, që kërkon përmirësimin e cilësisë së jetës nëpërmjet rritjes së të ardhurave të qytetarëve, por gjithashtu edhe forcimin e institucioneve dhe cilësisë së shërbimeve publike, gjë që kërkon kohë dhe përpjekje të konsiderueshme.
Qeveria ka marrë disa masa në këtë drejtim, si rritja e konsiderueshme e pagës minimale dhe mesatare në afatin e shkurtër, por më të rëndësishme, janë reformat afatgjata institucionale (p.sh., në sistemin gjyqësor, ose ato që synojnë specifikisht rritjen e punësimit dhe aftësive, duke përshirë miratimin e Strategjisë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi 2023-30 dhe Skemën e Garancisë për Rininë).
Industria shqiptare po bëhet gjithnjë e më pak konkurruese për shkak të rritjes së kostove të punës, dobësimit të Euros dhe importeve më të lira. Cilët sektorë vlerësoni se kanë potencial për zhvillim dhe çfarë duhet të bëjë qeveria shqiptare për t’i nxitur ato?
Rritja e pagave është një proces natyror i konvergjencës me Bashkimin Europian (BE). Shqipëria ka kaluar nëpër një transformim të gjerë ekonomik gjatë viteve të fundit. Teksa vendet zhvillohen, rëndësia e sektorëve me vlerë të shtuar të ulët zvogëlohet, ndërsa ajo e sektorëve më të sofistikuar rritet.
Për të vazhduar rritjen ekonomike, ekonomia shqiptare ka nevojë për diversifikim dhe më shumë sofistikim.
Autoritetet dhe institucionet ndërkombëtare janë të vetëdijshme për këtë dhe ekzistojnë disa programe që synojnë rritjen e konkurrencës së ekonomisë, duke përshirë forcimin e sistemit të arsimit dhe trajnimit për të rritur aftësitë e të rinjve, ose përpjekjet për të diversifikuar ofertën turistike dhe për të zgjatur sezonin turistik.
Rëndësi duhet t’i jepet forcimit të konkurrueshmërisë së bizneseve shqiptare në përgatitje për tregun e përbashkët të BE-së.
Ky është edhe motivi pse forcimi i konkurrueshmërisë së sektorit privat është një nga prioritetet kryesore për BERZH-in në Shqipëri dhe do të vazhdojë të jetë për pesë vitet e ardhshme, me një fokus specifik në integrimin e ekonomisë shqiptare në tregun rajonal dhe atë të BE-së, si dhe në zinxhirët globalë të vlerës.
Për sa u përket sektorëve specifikë me potencial të lartë, energjia e rinovueshme mbetet një prej tyre, duke pasur parasysh nevojat e larta për investime nga njëra anë dhe atraktivitetin në rritje për investime private nga ana tjetër.
Ankandet e suksesshme për energjinë e rinovueshme, të realizuara nga qeveria me ndihmën e BERZH-it, e kanë vendosur Shqipërinë në hartën e investitorëve ndërkombëtarë, ndërsa gjithashtu kanë krijuar kushte që aktorët vendorë të investojnë dhe të fitojnë ekspertizë të nevojshme në sektor.
Ky është një shembull i mirë i një politike të zgjuar për tërheqjen e kapitalit privat në një sektor të rëndësishëm.
Turizmi shënoi një arritje historike në vitin 2023, me një numër rekord vizitorësh, por viti 2024, të paktën gjatë sezonit veror, nuk arriti të ruajë ritmin e rritjes, duke shënuar një hap pas. Sipas jush, çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të siguruar një rritje më të qëndrueshme në turizëm?
Lajmi i mirë është se turizmi duket se po rimëkëmbet në vjeshtë, duke treguar se sezoni po zgjatet, pasi ofertat turistike jashtë zonës bregdetare janë duke u rritur.
Diversifikimi i mëtejshëm i ofertës (p.sh., agroturizmi, resortet malore, ofertat kulturore) do të ndihmojë në tërheqjen e më shumë turistëve dhe zgjatjen e sezonit. Cilësia e përvojës do të vazhdojë të përmirësohet falë infrastrukturës së transportit dhe ofertës së shërbimeve që po përmirësohen.
Ka shumë mundësi për të rritur nivelin e shërbimeve dhe, në këtë mënyrë, vlerën e shtuar në turizëm në të ardhmen, duke u mbështetur në rezultatet e arritura deri tani.
Së bashku me partnerët ndërkombëtarë, BERZH po kontribuon në këtë proces duke mbështetur, për shembull, programet e trajnimit të punonjësve për klientët tanë në sektorin privat, investimet publike në infrastrukturën e transportit dhe atë bashkiake, si dhe nismat politike, si Këshilli i Aftësive në Sektorin e Turizmit.
Punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës dhe zgjatimin e saj në Rinas janë duke vazhduar që nga nëntori 2021 dhe pritet të përfundojnë deri në vitin 2025. Si e vlerësoni progresin e këtij projekti deri më tani?
Hekurudha Tiranë-Durrës është një projekt kyç në aspektin e lidhjes rajonale, një prioritet i rëndësishëm i BERZH-it për Ballkanin Perëndimor. Ky projekt është veçanërisht i rëndësishëm, sepse shënon investimin e parë në këtë sektor në Shqipëri pas më shumë se 30 vjetësh.
Për një projekt të këtij kompleksiteti dhe duke marrë parasysh nivelin e ulët të investimeve të mëparshme në këtë sektor, mendojmë se punimet po përparojnë mirë.
Aktualisht, zbatimi është në proces me punimet që po kryhen në të gjitha seksionet dhe nga të gjitha këndvështrimet teknike, financiare dhe operacionale. Me padurim presim përfundimin me sukses të projektit.
Në lidhje me seksionin Durrës-Rrogozhinë, në cilën fazë është ky projekt në raport me mbështetjen financiare të kërkuar nga qeveria te BERZH?
Seksioni Durrës-Rrogozhinë është një hap tjetër i rëndësishëm për të rritur më tej sektorin hekurudhor në Shqipëri. Ky projekt rikonfirmon angazhimin e BERZH-it për zhvillimin e sektorit hekurudhor në Shqipëri dhe për përmirësimin e lidhjeve rajonale.
Ky segment është pjesë e Korridorit Hekurudhor VIII, i cili lidh Portin e Durrësit me Maqedoninë e Veriut dhe portet e Detit të Zi të Bullgarisë, një projekt jetik për Shqipërinë dhe të ardhmen europiane.
Aktualisht, ky projekt është në proces vlerësimi dhe në pritje të përfundimit të procedurave tona të brendshme të miratimit.
Ai është bashkëfinancuar me Bankën Europiane të Investimeve (BEI) dhe BE-në nëpërmjet Kuadrit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).
Cilat janë përfitimet e zhvillimit të infrastrukturës hekurudhore për një vend si Shqipëria?
Infrastruktura hekurudhore sjell përfitime të shumta. Ajo promovon integrimin ekonomik dhe social brenda vendit dhe me rajonin. Përmirëson lidhjet e Shqipërisë me fqinjët e saj dhe, në fund, me BE-në.
Më e rëndësishmja, infrastruktura hekurudhore mbështet kalimin në një mënyrë transporti më të gjelbër dhe më efikase, duke kontribuar në uljen e emetimeve të CO2 dhe dekarbonizimin e sektorit të transportit në vend.
Ju keni mbështetur qeverinë gjatë ankandeve për centralet fotovoltaike dhe me erë. Si e vlerësoni progresin e këtyre projekteve deri më tani, dhe çfarë masash mund të merren për të zgjeruar ndikimin e tyre në shkallë më të gjerë për sa i përket energjisë, përshirë stimujt për promovimin e efikasitetit apo instalimet për vetëkonsum nga konsumatorët familjarë?
Diversifikimi i energjisë mbetet prioritet kyç për të tashmen dhe të ardhmen e vendit, një fokus që e kemi theksuar në strategjinë tonë të re për vitet 2025-2030 për Shqipërinë.
Mbështetja jonë për këtë qëllim ka qenë domethënëse, duke përshirë organizimin e disa ankandeve për energji të rinovueshme.
Konkretisht, BERZH ka mbështetur qeverinë shqiptare me katër ankande deri më tani, si për energji diellore, ashtu edhe për energji me erë, me një total prej mbi 700 MW të dhëna me kontrata.
Projekti i parë, centrali fotovoltaik Karavasta me kapacitet 140 MW, i cili ende mban çmimin rekord të ulët prej 24.89 EUR/MWh në rajon, ka nisur funksionimin në fillim të vitit 2024.
Ndikimi i ankandeve dhe i kornizës më të gjerë të politikave nuk është vetëm te kapacitetet e dhëna me kontrata, por dhe në rritjen e interesit të një numri gjithnjë e më të lartë të zhvilluesve që janë të interesuar të investojnë në Shqipëri.
Programi i Energjisë së Rinovueshme i BERZH-it ofron ndihmë për politikëbërësit për krijimin e kornizave që tërheqin investimet nga sektori privat.
Kjo përfshin mbështetje për hartimin dhe zbatimin e ankandeve për energji të rinovueshme, të cilat janë mekanizma efektivë për rritjen e investimeve në energji të rinovueshme dhe për ofrimin e energjisë me çmime të ulëta.
Mbështetja e Bankës në ankande është e përshtatur për kontekstin specifik të tregut të çdo vendi.
Më e rëndësishmja, mbështetja synon të vendosë një kornizë themelore që lejon që ky model të përshtatet e të përdoret sërish dhe që promovon integrimin e burimeve të rinovueshme në tregjet dhe sistemet e energjisë elektrike.
Mbështetja shpesh shtrihet edhe në reforma më të gjera sektoriale, si hartimi i legjislacionit të ri ose ndryshime në projektimin e tregjeve të energjisë elektrike. Masa të tjera për tërheqjen e investimeve në energji të rinovueshme përfshijnë edhe kontratat dypalëshe afatgjata midis prodhuesve dhe konsumatorëve.
Efikasiteti energjetik i banesave është gjithashtu prioritet kyç për Shqipërinë, si dhe për rajonin më gjerë, pasi ndërtesat janë konsumatorët më të mëdhenj të energjisë në Europë, duke kontribuar me mbi një të tretën e emetimeve të BE-së.
Për sa u përket masave të efikasitetit energjetik për sektorin rezidencial dhe publik, si shumica e ndërhyrjeve tona, ne kombinojmë mbështetjen e politikave me financimin tonë.
Në vitin 2024, vazhduam zbatimin e Programit tonë të Financimit të Ekonomisë së Gjelbër (GEFF) nëpërmjet bankave partnere në Shqipëri.
Ky program ofron linja krediti të specializuara për investime të gjelbra për sektorin rezidencial, ku pronarët e banesave përfitojnë stimuj në formë grantesh deri në 20% të shumës së kredisë dhe asistencë teknike.
Përveç kësaj, ata marrin udhëzime për zgjedhjen dhe blerjen e pajisjeve efikase energjetike.
Nga ana e politikave, ne po ndihmojmë qeverinë shqiptare në zhvillimin e Strategjisë së Rinovimit të Ndërtesave në afat të gjatë, që synon zbatimin e masave të efikasitetit energjetik. Kjo strategji dhe afatet vjetore të zbatimit janë pjesë e Axhendës së Reformave në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së.
Si e vlerësoni performancën e projekteve tuaja në Shqipëri deri tani?
Jam shumë krenare për punën tonë në Shqipëri! Viti 2024 ishte një vit tjetër i suksesshëm me mbi 200 milionë euro financime të akorduara për 16 projekte në sektorë të ndryshëm.
Momente kulmore përfshijnë financimin historik për rehabilitimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit, bashkëfinancuar nga BEI dhe BE-ja përmes WBIF, që ofroi grantin më të madh për një projekt në Shqipëri.
Projekti po kalon në fazën e zbatimit me nisjen e procesit të parakualifikimit për prokurimin e punimeve në dhjetor.
Nga ana e sektorit privat, ne vazhduam mbështetjen tonë të fuqishme për NVM-të shqiptare nëpërmjet programit Këshilla për Bizneset e Vogla dhe linjave të specializuara të kredisë, si Rinia në Biznes, GEFF, SME Reboot dhe Fusha e Agrobiznesit dhe Turizmit të Shqipërisë, të kanalizuara nëpërmjet bankave partnere.
Këto instrumente financimi janë krijuar posaçërisht për të synuar kategori të nënvlerësuara të huamarrësve, si pronarët e rinj të bizneseve, ose sektorët si agrobiznesi, ose për të inkurajuar investimet nga NVM-të për të rritur konkurrencën dhe qëndrueshmërinë e tyre.
Gjithashtu, ne mbështetëm investimet në sektorin gjithnjë në rritje të turizmit, duke përdorur mekanizimin e ndarjes së riskut me bankat vendase.
Këtë vit kemi zhvilluar gjithashtu një seri trajnimesh të përshtatura për NVM-të në sektorët e turizmit, bujqësisë dhe prodhimit, duke i pajisur punonjësit me aftësi dhe njohuri për të përfituar nga mundësitë e Programit të Tregut të Përbashkët të BE-së.
Së fundi, mbështetja jonë për sektorin e energjisë së rinovueshme të Shqipërisë ka vazhduar gjatë vitit, duke finalizuar një ankand tjetër të suksesshëm diellor në korrik 2024.
Cilat janë planet tuaja për të ardhmen lidhur me projektet dhe mbështetjen për Shqipërinë? Cilët janë sektorët që shihni me më shumë potencial për financim në të ardhmen?
Pres që viti 2025 të jetë po aq domethënës për ekipin tonë në Shqipëri, me një numër projektesh të rëndësishme në proces. Do të vazhdojmë mbështetjen për sektorin hekurudhor, si me asistencë teknike, ashtu edhe me investime.
Sektori i energjisë do të mbetet një pikë kryesore fokusi, si për asistencë teknike, ashtu edhe për financime.
Siç është përmendur, jemi në procesin e përfundimit të strategjisë sonë të re për Shqipërinë për vitet 2025-2030, e cila do të ndërtohet mbi sukseset e pesë viteve të fundit.
Kjo strategji do të përqendrohet në mbështetjen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, zbatimin e Axhendës së Reformave dhe investimeve strategjike në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së, përshpejtimin e tranzicionit drejt ekonomisë së gjelbër, qeverisjes ekonomike dhe klimatike dhe rritjes së konkurrencës së sektorit privat.
Dëshiroj të falënderoj partnerët tanë, klientët dhe përfaqësuesit e qeverisë shqiptare për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë vitit 2024 dhe pres me padurim një tjetër vit produktiv përpara!/ Monitor
Të fundit


Replikat Rama-Farage, Bushati: Këshillat e një politikani shqiptar s’i hyjnë në punë Anglisë
30 Qershor 2025, 22:39
Seanca e dytë për ligjin e zonave të mbrojtura, Zhupa: Antikushtetues dhe i rrezikshëm
30 Qershor 2025, 22:18
Gjyqi për 'Partizanin', ish-prokurori: 90% e seancave dështojnë për mos njoftim
30 Qershor 2025, 21:56
E përjashtuan nga Policia/ Efektivi i infiltruar: Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna
30 Qershor 2025, 21:53

Konflikti Izrael-Iran, Bushati: Shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar
30 Qershor 2025, 21:32
Rrahën për vdekje të burgosurin në Burgun e Reçit, prokuroria merr të pandehur 6 gardianë!
30 Qershor 2025, 21:15
Fuga: Gazetaria në Shqipëri sot në krizë të fortë
30 Qershor 2025, 21:07
"Nuk ka vend për panik"/ Moore: Serbia nuk guxon të sulmojë Kosovën!
30 Qershor 2025, 20:49
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
30 Qershor 2025, 20:35
Temperaturat mbi 40 gradë, Franca mbyll centralet bërthamore dhe shkollat
30 Qershor 2025, 20:28
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
30 Qershor 2025, 20:13
Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri: Hiqni dorë nga kjo ide!
30 Qershor 2025, 20:03

I akuzuar për abuzim sek*ual, producenti Diddy pret sot vendimin e gjykatës
30 Qershor 2025, 19:40


"Gjyqi për dosjen Partizani i paqartë"/ Gjokutaj: Ka ndikim politik në drejtësi!
30 Qershor 2025, 19:00
Kurti e Vuçiç "përballen" nesër në Shkup
30 Qershor 2025, 18:44
Turizmi: sezon i ri, probleme të vjetra
30 Qershor 2025, 18:27
Matura Shtetërore/ Publikohen notat e provimeve të lëndës me zgjedhje, 360 maturantë ngelës
30 Qershor 2025, 18:16
Thashetheme dhe tensione me kolegët, 3 shenjat më pa fat për javën e parë të Korrikut
30 Qershor 2025, 18:10
Bie nga skelat, humb jetën punëtori i ndërtimit në Berat
30 Qershor 2025, 17:51

"Non-grata e Berishës duhet të rishikohet"/ Ish-zyrtari i lartë i SHBA: U ndëshkua pa prova!
30 Qershor 2025, 17:23

Pas murtajës një tjetër sëmundje shfaqet te bagëtitë, izolohen dy familje në Dibër
30 Qershor 2025, 16:50
Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit
30 Qershor 2025, 16:43

Hamasi thotë se gati 60 persona janë vrarë në Gaza, ndërsa Trump bën thirrje për armëpushim
30 Qershor 2025, 16:14
Mbytjet tragjike në plazhe/ Eksperti Softa: Neglizhencë dhe paaftësi nga institucionet!
30 Qershor 2025, 16:00
Në 6 muaj 1260 denoncime për dhunë në familje, çdo ditë rrihen 7 gra ose burra
30 Qershor 2025, 15:57
ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë
30 Qershor 2025, 15:44
Portet europiane mbingarkohen për shkak të tarifave të Trump-it
30 Qershor 2025, 15:30
Prokuroria dërgon për gjykim dy zyrtarët e Bashkisë Korçë
30 Qershor 2025, 15:19
"Arrestimi im është politik"/ Meta: SPAK vegël e qeverisë! Demokracia shqiptare në rrezik
30 Qershor 2025, 15:07
Lezhë/ Policia vendos 3165 masa administrative, pranga 19 drejtuesve të mjeteve
30 Qershor 2025, 14:55
Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme
30 Qershor 2025, 14:47
Verë me nxehtësi rekord, kërcënimet për shëndetin dhe masat parandaluese
30 Qershor 2025, 14:36

Blushi: Dënojmë procesin politik gjyqësor ndaj Berishës, farsë e turpshme
30 Qershor 2025, 14:20
Konstituimi i Kuvendit, Osmani fton në takim krerët politikë
30 Qershor 2025, 14:07

Vala e të nxehtit ‘pushton’ Evropën, Spanja regjistron temperatura deri në 46 gradë Celsius
30 Qershor 2025, 13:42
Aksident në Vlorë, makina merr përpara 2 turistë
30 Qershor 2025, 13:32

Kurti konfirmon pjesëmarrjen në darkën e sotme zyrtare në Shkup
30 Qershor 2025, 13:03

Sherr mes 4 të miturve në Kosovë, njëri prej tyre plagoset me thikë
30 Qershor 2025, 12:38
Rinumërimi/ Korreshi: Në Fier u bë masakër elektorale me patronazhistë dhe lekët e shtetit
30 Qershor 2025, 12:27
Raporti: Vajzat adoleshente, më të vetmuarat në botë
30 Qershor 2025, 12:20
Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup për Planin e Rritjes
30 Qershor 2025, 12:07
Në kërkim nga Italia, kapet në Fier anëtari i një organizate kriminale
30 Qershor 2025, 11:55
Qindra familje të zhvendosura nga vala e sulmeve ajrore izraelite në Gaza
30 Qershor 2025, 11:45

Zenel Beshi: Krimineli që as 50 dënime nuk e lëvizin nga Britania
30 Qershor 2025, 11:23
Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat
30 Qershor 2025, 11:14

Sot nis rinumërimi i 587 kutive të Fierit, a do ta mbajë mandati Zegjineja?
30 Qershor 2025, 10:50
Dosja “Partizani”, shtyhet më 21 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme
30 Qershor 2025, 10:41
Dëshira e pakontrolluar për të vjedhur, çfarë është kleptomania, pse shkaktohet
30 Qershor 2025, 10:30
Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, shtyhet më 7 korrik seanca për Malltezin
30 Qershor 2025, 10:24


Prodhimi për orë pune në Shqipëri 35% më i ulët se mesatarja rajonale
30 Qershor 2025, 09:54

Minimatura/ Provimi i fundit, rreth 28 mijë nxënës testohen sot në Gjuhën e Huaj
30 Qershor 2025, 09:40
Nis sot procesi gjyqësor për dosjen “Partizani”
30 Qershor 2025, 09:27
22 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 2 ende aktive
30 Qershor 2025, 09:21
Si kontrollohen mediat? Rasti 'Rama' dhe propaganda qeveritare
30 Qershor 2025, 09:13
Kryediplomati gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës
30 Qershor 2025, 09:00
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
30 Qershor 2025, 08:44
Grafiku/ Bie ndjeshëm rreziku sovran për Shqipërinë nga tregjet ndërkombëtare
30 Qershor 2025, 08:26
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju
30 Qershor 2025, 08:11
Mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare, ja parashikimi për këtë të hënë
30 Qershor 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
30 Qershor 2025, 07:47
Milani zyrtarizon dy largime në sulm
29 Qershor 2025, 21:57
6 rekordet tona
29 Qershor 2025, 21:30
Rrëzohet nga ballkoni 4-vjeçarja në Lezhë, dërgohet me urgjencë te Trauma
29 Qershor 2025, 21:09

"Vrau një grup të mirë politikanësh", Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit
29 Qershor 2025, 20:07
Sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro nga organizata e trafikut të kokainës
29 Qershor 2025, 19:39
Zjarri në Durrës, Blushi: Shteti ekziston vetëm në letra
29 Qershor 2025, 19:17

Zjarri rrezikon banesat në Vlorë, nis ndërhyrja me helikopter
29 Qershor 2025, 18:27
Franca zbaton ndalimin e pirjes së duhanit në plazhe dhe parqe
29 Qershor 2025, 18:02
Mundi Gjermaninë, Anglia U-21 shpallet kampione e Europës
29 Qershor 2025, 17:42
Trump kritikon prokurorët e Izraelit për gjyqin e Netanyahut i akuzuar për korrupsion
29 Qershor 2025, 17:08
Përfshihet nga flakët tregu ambulant në Durrës
29 Qershor 2025, 16:52
Zjarr masiv në fshatin Hoshtimë në Vlorë, flakët favorizohen nga era e fortë
29 Qershor 2025, 16:33

Ra nga humnera teksa ngjitej në mal, humb jetën shqiptari në Itali
29 Qershor 2025, 15:52

Tjetër aksident me monopatinë në Tiranë, makina përplas një 17-vjeçar
29 Qershor 2025, 15:07
Po lahej në det, humb jetën pushuesi në Durrës
29 Qershor 2025, 14:54
I dënuar me burg përjetë, gjendet celular në qelinë e Laert Haxhiut
29 Qershor 2025, 14:26
77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja
29 Qershor 2025, 14:07
Përplasi tre të miturit me monopatinë në Tiranë, shoferi lihet në “arrest në shtëpi”
29 Qershor 2025, 13:51