Flash News

E-TJERA

Bordi ul çmimin e naftës dhe rrit benzinën, vendimi

Bordi ul çmimin e naftës dhe rrit benzinën, vendimi

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të karburanteve.

Si rezultat i rënies së çmimit në bursat ndërkombëtare, Bordi ka vendosur të ulë çmimin e naftës, e cila nga sot do tregtohet me 219 lekë për litër.

Benzina do të shitet me 195 lekë/litri, duke u rritur me 10 lekë të vjetra. Ndërsa çmimi i gazit mbetet i pandryshuar, 78 lekë për litër.

NJOFTIMI:

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 27 Shtator 2022, janë si rezultat i lëvizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 219 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 207 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.
(Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 27 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

 

Të fundit