Flash News

E-TJERA

Celibashi: Platforma e KQZ ra pre e disa sulmeve kibernetike të organizuara gjatë zgjedhjeve

Celibashi: Platforma e KQZ ra pre e disa sulmeve kibernetike të organizuara

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një për mediat ka folur në lidhje me procesin e votimit më 11 Maj.

Celibashi tha për herë të parë se gjatë zgjedhjeve, faqja zyrtare e KQZ ka pasur disa sulme kibernetike, që sipas tij kanë qenë të gjitha nga jashtë dhe të organizuara.

“Platformat e KQZ, nga ajo e regjistrimit, janë gjetur nën sulme kibernetike , kemi komunikuar me institucionet përkatëse si ato të sigurisë kibernetike dhe ato që lidhen me ndjekjen ligjore sa herë janë evidentuar. Nuk kanë qenë sulme diletantësh por të organizuara dhe sofistikuara, jo rastësore, të gjitha nga jashtë. Të krahasueshme me sulme që kanë pasur dhe vende të tjera”, tha Celibashi.

Të fundit