Flash News
"Shkërrmoqet" pasuria e Ballukut, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi. I rëndohet pozita penale
Efektivi u vra gjatë aksionit, policia e Korçës nuk vlerësoi rrezikshmërinë e autorit, vetëm 6 policë në terren
Makina përfundon në kanal, banorët shpëtojnë babë e bir
Ku fillon drejtësia?/ Mes fjalimeve të Gogut dhe plumbave në terren, kush e mbron policin?
Pëllumb Gjoka flet për akuzat në dosjen “Metamorfoza”: Më kanë bërë gjyq publik, s'kam lidhje me vrasjen e Gjin Ndojit
Databaza e patronazhistëve/ Dhoma e Përmbaruesve: Është cënuar siguria kombëtare, hakerat nga gjithë bota aksesojnë të dhënat e shqiptarëve
Publikimi në internet i databazës me të thënat e 910 mije votuesve është kthyer së fundmi në “mjet argëtues” për të mësuar ke kemi patronazhistë, për të bërë meme, apo “spiunuar” të tjerët.
Por në fakt, këto të dhëna të bëra publike në internet dhe të aksesueshme nga çdokush në botë, përbën cënim të sigurisë kombëtare dhe rrezik për çdo indivit.
Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, nëpërmjet një reagimi publik shkruan se publikimi i të dhënave personale të mbi 910 mijë të Tiranës, është tashmë një çështje e sigurisë kombëtare pasi të dhënat e shqiptarëve janë në duart e hakerave nga gjithë bota.
“Ata që merren me sigurinë kombëtare duhet të kuptojnë se të dhënat e çdo shqiptari përfshirë dhe patronazhistët, me një link-exeli të thjeshtë, sot janë në duart e çdo dashamirësi ose jo që mund të jetë shqiptar, shqiptar i natyralizuar, kinez, serb, grek apo pakistanez. Por, gjithfarëlloj kriminelësh, hakeresh, maskarenjsh vendas dhe ndërkombëtarë kanë sot, e gjithë këto ditë të dhënat tona. Kanë NID-et tona, ato që gjenerohen vetëm një herë”, shprehet Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë.
Më tej shton se “patronazhisti” dhe “linku eksel” nuk është një çështje gallate, apo rivaliteti memesh e shprehjesh humoristike, që u kthye edhe në aplikacion https://adfrehasdgfh.web.app/... por një çështje publike, kushtetuese dhe drejtësie bashkë dhe, sidomos çështje e sigurisë kombëtare (ÇSK).
“Portali e-Albania që është pika e vetme e kontaktit, që mundëson aksesin për aplikim në shërbimet elektronike online të ofruara nga administrata publike, sipas kategorive të ndryshme, mund të kthehet në “armikun” tonë të padukshëm”, thekson më tej Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë.
Reagimi i plotë:
PATRONAZHISTI DHE “LINKU EKSEL” ÇSK
Gjithmonë është konsideruar e pasjellshme që ta pyesësh femrën për moshën e saj. Për të gjitha vajzat, gratë dhe femrat kudo në botë, kjo pyetje konsiderohet njësoj e pakëndshme. Madje shumica bëhen shumë të ndjeshme kur dikush – një burrë apo një mashkull jua përmend moshën.
Ky “sekret” femëror, nuk është më monopol i femrave shqiptare. Ato pa dëshirë, dolën pothuajse zhveshur, sepse në Shqipëri “patronazhisti” mendoi që ky është luks i panevojshëm për ato.
(ÇSK) nuk është KÇK, por Çështje e Sigurisë Kombëtare pasi exel-i i famshëm i nxjerrë në pazarin digital, ka cenuar rëndë sigurinë e shtetit shqiptar dhe qytetarëve të vet. Rreziqet dhe mundësia e ardhjes së tyre nga jashtë dhe nga brenda është prej disa ditësh aktuale. Ata që merren me sigurinë kombëtare duhet të kuptojnë se të dhënat e çdo shqiptari përfshirë dhe patronazhistët, me një link-exeli të thjeshtë, sot janë në duart e çdo dashamirësi ose jo që mund të jetë shqiptar, shqiptar i natyralizuar, kinez, serb, grek apo pakistanez.
Kjo rrjedhje masive të dhënash personale është ÇSK dhe ata që merren me sigurinë e këtij vendi, duhet të kuptojnë se kjo ka më rendësi se vetë zgjedhjet e datës 25. Të dhënat exel janë aksesuar tashmë nga agjencitë e huaja që për synime dashakeqe mund t'i përdorin ato edhe kundër rendit kushtetues në Shqipëri.
Agjencitë e vendeve partnere natyrisht i kanë të dhënat tona dhe ato janë në duart të sigurta se ata i mbajnë, ruajnë dhe përpunojnë ato edhe për ne, më mirë se ne, në formën më të sigurt. Por, gjithfarëlloj kriminelësh, hakeresh, maskarenjsh vendas dhe ndërkombëtarë kanë sot, e gjithë këto ditë të dhënat tona. Kanë NID-et tona, ato që gjenerohen vetëm një herë. Minimalisht kanë 910 000 NID-e, por mund të kenë dhe 3.5 milionë.
Amerika vuan dhe sot e kësaj dite nga vjedhjet e identitetit, ku hakera marrin kredi e hapin karta nëpër banka në emër të personave të tjerë dhe askush nuk bën dot asgjë.
Ne u zhveshëm si popullatë me një “link” exel përballë rrezikut elektronik.
Në një numër të madh faqesh në rrjetet sociale si, Instagram, Facebook dhe jo vetëm, gjenden dy forma të kontrollit të të dhënave personale të secilit prej nesh, në formën e aplikacionit, ku ti kërkon me emër e mbiemër, ose në formën e të dhënave si ato të “ekselit”, ku gjenden: “Nid-i, Emri, Mbiemri, Atësia, Datëlindja, Numri i telefonit, Vendlindja, Kompania/punësimi, Kodi i Banesës (që bashkë me qendrën e votimit dhe numrin e listës, të jep vendbanimin e saktë).
Numri Unik i Identifikimit Kombëtar (NID) është “pin-i” që na dekonspiruan të gjithëve. Me numrin NID, kushdo mund të krijojë mundësi të logojë në E-Albania, në tatimet tona dhe të nxjerrë të dhënat/deklaratat individuale vjetore të të ardhurave për secilin individ dhe të shohë çdo të ardhur që kanë deklaruar individët, përfshirë dhe të ardhurat nga depozitat bankare.
Portali e-Albania që është pika e vetme e kontaktit, që mundëson aksesin për aplikim në shërbimet elektronike online të ofruara nga administrata publike, sipas kategorive të ndryshme, mund të kthehet në “armikun” tonë të padukshëm.
Qindra, mijëra shqiptarë të “Brezit të vjetër” apo emigrantët që nuk janë regjistruar asnjëherë në e-Albania mund të bien pre e mashtruesve që mund kërkojnë të kryejnë shërbime dhe të bëjnë aplikime në emër të tyre, duke u vjedhur identitetin dhe më pas duke e keqpërdorur atë, për qëllime nga më të ndryshmet. Qëllimet mund të jenë deri te shantazhet apo gjobvënia.
Në e-Albania, me identitetet e dala në pazar mund të merren informacione mbi pasuritë e paluajtshme që ka dikush. Mund të kryhen pagesa elektronike. Mund të ndërhyhet dhe të keqpërdoren të dhëna lidhur me arsimin, familjen, punën dhe biznesin e dikujt.
Këto të dhëna, bashkë me të dhënat që dolën nga “ekseli” si: Qendra e Votimit, Emigrant, ose “jo”, Preferenca politike, Censusi 1, Censusi 2, Bindja politike (i sigurt ose jo), komentet bashkë me emrin e patronazhistit komentues, po të kombinohen të gjitha bashkë bëhen një “bombë” në duart e kujtdo që kërkon të bëjë keq.
Ku? Kujt?
Zbulimi dhe pasja nga kushdo e të dhënave, që kanë lidhje me identitetin e punonjësve të policisë, prokurorëve, gjyqtarëve, përmbaruesve dhe familjarëve të tyre, pa përmendur ata që mund të punojnë në struktura më sensitive si shërbimet informative sekrete ose inteligjente financiare, apo shërbimi ushtarak ose ata në tatime & dogana, i kthejnë individët e këtyre detyrave dhe profesioneve jetike për shtetin në shënjestra të lehta të krimit brenda dhe jashtë vendit.
Një telefonatë nga Guayaquil e Ekuadorit nuk do të jetë aspak e vështirë të bëhet kundër një individi ligjzbatues në Shqipëri, apo familjarëve të tij. Më e thjeshtë akoma do të ishte sikur kjo t’i bëhej një familjari të dëshmitarit apo bashkëpunëtorit të drejtësisë, për sa kohë identitetet, adresat dhe telefonat e të gjithëve kanë dalë në “link-un patronazhist”.
Link-u është edhe çështje zgjedhore, nëse një mendje e djallëzuar e ka nxjerrë qëllimisht për… t’i treguar të gjithë zgjedhësve që “çdo info përkatësie politike dihet”. Dhe një zgjedhës normal, me dinjitet dhe pa preferencë të deklaruar apo të deklaruar nga një patronazhist idiot, nuk do të donte që të rreshtohej para një qendre votimi me votë të deklaruar hapur, pavarësisht se nga “patronazhistët” do i jepej një fletë që do të shënohej dhe palosej mbyllur..! Ai mund të frenohej dhe mos votonte fare.
Neni 45 pika 4 e Kushtetues parashikon se: Vota është Vetjake e Barabartë e Lirë dhe e Fshehtë. Publikimi i të dhënave dhe Patronazhizmi publik janë premisa në cenimin e kësaj të drejte të garantuar nga Kushtetuta për çdo shtetas shqiptar.
Pra, “patronazhisti” dhe “linku eksel” nuk është një çështje gallate, apo rivaliteti memesh e shprehjesh humoristike, që u kthye edhe në aplikacion https://adfrehasdgfh.web.app/... por një çështje publike, kushtetuese dhe drejtësie bashkë dhe, sidomos çështje e sigurisë kombëtare (ÇSK).
“Ekseli” i bërë publik ka vënë në rrezik serioz Sigurinë Kombëtare, ndaj të dhënat e linkut që cenojnë rendin publik nga përdorimin i pakontrolluar i tyre, duhet medoemos të marrin vëmendjen e gjithë shtetit sot, për të na mbrojtur të gjithëve, nesër.
Të fundit
Dridhet aeroporti i Vlorës/ Qeveria i vë gjobë 3 milionë lekë koncesionarit për vonesat
4 Qershor 2026, 19:18
BE do të japë 116 milionë dollarë ndihmë për ushtrinë libaneze
4 Qershor 2026, 18:12
Rrëzohet avioni në Kroaci, të paktën 4 persona të vdekur
4 Qershor 2026, 16:31
Berisha: Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi nga Berati
4 Qershor 2026, 16:26
Minatorët e Bulqizës vijojnë bojkotin e punës, kërkojnë rritje pagash
4 Qershor 2026, 16:17
Vrasja e efektivit në Maliq, shoqërohet në polici nëna e autorit të dyshuar
4 Qershor 2026, 16:06
Ish-shefi i policisë malazeze ndalohet të hyjë në Serbi
4 Qershor 2026, 16:05
Berisha në Kuvend: Zvërneci po jepet pa transparencë, Rama fshihet nga përgjegjësia
4 Qershor 2026, 15:55
Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga ambientet e SPAK, ‘kyç’ gojën për mediat
4 Qershor 2026, 15:17
Momenti kur Gjesti hyn i armatosur në zyrat e shtëpisë diskografike
4 Qershor 2026, 15:03
Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
4 Qershor 2026, 14:33
Shalqiri, aleati i zemrës në verë
4 Qershor 2026, 13:56
Bordi vijon “ping pong” me çmimet e karburanteve, rritet sërish nafta
4 Qershor 2026, 13:39
Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!
4 Qershor 2026, 13:21
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
4 Qershor 2026, 13:14
Makina përfundon në kanal, banorët shpëtojnë babë e bir
4 Qershor 2026, 12:55
Berisha: Mbështesim çdo protestë, por nuk marrim autorësi, Rama mos bëjë anti-miting
4 Qershor 2026, 12:46
SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë
4 Qershor 2026, 12:39
Berisha flet jashtë Kuvendit: Kryeministri po shmang interpelancat, shkel Kushtetutën
4 Qershor 2026, 12:26
Video/ Pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra polici në Maliq
4 Qershor 2026, 11:52
"Po i bëhet presion administratës", Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë
4 Qershor 2026, 11:33
Efektivi i plagosur në Korçë mbërrin te Trauma, ka marrë plagë në nofull dhe qafë
4 Qershor 2026, 11:26
SPAK troket te Igli Tare, ish-futbollisti përfshihet në dosjen Balluku
4 Qershor 2026, 11:16
Katër mënyra si manipulohet vëmendja jote
4 Qershor 2026, 10:52
"Po betonizoni Shqipërinë", Zhupa kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Mjedisit
4 Qershor 2026, 10:48
Vrasja e policit, reagon Bardhi: I tronditur, dënoj me forcë aktin e rëndë
4 Qershor 2026, 10:30
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektivin e vrarë në Maliq
4 Qershor 2026, 10:25
Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det në Lezhë
4 Qershor 2026, 09:44
Çfarë po përpiqet t'ju tregojë në të vërtetë ankthi
4 Qershor 2026, 09:24
Kush është efektivi që mbeti i vrarë në Korçë? Del foto e autorit të ngjarjes
4 Qershor 2026, 09:13
Kuvendi mblidhet në seancë plenare, në fokus interpelancat me Ramën dhe ministrat
4 Qershor 2026, 08:46
Maliq/ Vritet efektivi gjatë operacionit policor, plagoset një tjetër
4 Qershor 2026, 08:31
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
4 Qershor 2026, 08:21
Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të enjte
4 Qershor 2026, 08:06
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
4 Qershor 2026, 07:50
‘Air Albania’ paditet për qiratë e avionëve, qeveria Rama dyshime se po paguan borxhet
3 Qershor 2026, 22:42
Tension në “Air Albania” pas golit të Izraelit, Hysaj përplaset me Gloukh
3 Qershor 2026, 22:21
Debutim i hidhur për Maran, Shqipëria mposhtet nga Izraeli
3 Qershor 2026, 22:01
Këlliçi: Rama është sot një Kryeministër i ezauruar totalisht
3 Qershor 2026, 21:38
Costa porosit liderët: BE-ja s’mund të bëjë detyrat e shtëpisë të Kosovës
3 Qershor 2026, 21:16
6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor
3 Qershor 2026, 20:56
Tifozët kuqezinj fërshëllejnë himnin izraelit
3 Qershor 2026, 20:34
"Jep dorëheqjen, duam revolucion", qytetarët me thirrje poshtë zyrës së Ramës
3 Qershor 2026, 19:58
Identifikohen dy të rinjtë që humbën jetën në Shëngjin
3 Qershor 2026, 19:43
Publikohen formacionet zyrtare të miqësores Shqipëri-Izrael
3 Qershor 2026, 19:18
Video/ Policia hedh ujë ndaj turmës, protesuesit çajnë gardhin metalik
3 Qershor 2026, 18:59
Profesionet më të mira për kohë të lirë dhe më pak stres
3 Qershor 2026, 18:48
Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton Shkëndijën e Tetovës nga Kupa
3 Qershor 2026, 18:16
Goditje për Brojën, vlera e tij në “Transfermarkt” zbret në 5 milionë euro
3 Qershor 2026, 17:53
Minatorët e Bulqizës në protestë, kërkojnë përmirësim të kushteve të punës
3 Qershor 2026, 17:29
Trafik ndërkombëtar armësh, GJKKO dënon me 8 vite burg tre të pandehurit
3 Qershor 2026, 16:55
Trump pranon përplasjen me Netanyahun: I kërkova të ndalonte përshkallëzimin në Liban
3 Qershor 2026, 16:30
Deri në vitin 2030, 45% e grave pritet të jenë beqare dhe pa fëmijë
3 Qershor 2026, 16:19
Grabitja në bankë/ Zbardhet rrëfimi i rojes së arrestuar: Isha në banjo...
3 Qershor 2026, 16:01
Alarm te kuqezinjtë! Uzuni rrezikon sfidën ndaj Izraelit
3 Qershor 2026, 15:52
Dy persona u plagosën nga shpërthimi i një bombe në Përmet, policia jep detaje
3 Qershor 2026, 15:35
Vala e të nxehtit nuk kursen Spanjën, 101 persona humbën jetën vetëm gjatë majit
3 Qershor 2026, 15:09
Seanca për të pandehurit e dosjes Veliaj, SPAK jep pretencën
3 Qershor 2026, 14:56
Bulqizë/ Minatorët bojkotojnë punën: Kërkojmë përmirësimin e kushteve dhe pagën e 13-të
3 Qershor 2026, 14:42
Vrasja e Martin Canit, shtyhet vendimi i Apelit për Mario Përlleshajn
3 Qershor 2026, 14:18
A mund të vjedhin hakerat gjurmët e gishtërinjve nga fotot në rrjetet sociale?
3 Qershor 2026, 14:02
Shpërthim në Përmet, plagosen rëndë dy persona, njëri me urgjencë drejt Tiranës
3 Qershor 2026, 13:41
Kontrasti në familjen Ruçi: babai mobilizon PS, djali flet për mungesë shteti
3 Qershor 2026, 13:36
Berlini sinjalizon hapjen e bisedimeve Evropë-Rusi për Ukrainën
3 Qershor 2026, 13:27
Shpërthime në terminalin e naftës, pamjet nga sulmi në Shën Petersburg
3 Qershor 2026, 13:01
CNN: Armëpushimi SHBA-Iran po sforcohet, rriten sërish çmimet e naftës
3 Qershor 2026, 12:42
Shqipëria sfidon Izraelin në debutimin e Maran, kuqezinjtë me mungesa të rëndësishme
3 Qershor 2026, 12:25
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
3 Qershor 2026, 12:13
Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
3 Qershor 2026, 12:11