Flash News

E-TJERA

Sulmet kibernetike, eksperti: Të merren masa, në të kundërt shtyllat do rrëshqasin deri në shkrirjen e shoqërisë

Sulmet kibernetike, eksperti: Të merren masa, në të kundërt

Shqipëria u godit dy herë nga sulmet kibernetike, që u shoqërua me rrjedhje të të dhënave sensitive.

Eksperti i sigurisë, Ergys Muzhaqi e konsideron një situatë alarmante ku sipas tij duhet të merren masa të menjëhershme.

Ai tha për “Vetting” se nëse nuk merren masat për një shtet të konsoliduar, shoqëria do të dobësohet deri në shkrirje.

“Ndoshta nuk e kemi kuptuar qartë që siguria jonë kibernetike është e barabartë me sigurinë tonë fizike, a mos duhet të presim që të na bjerë ndonjë tërmet apo ndonjë fatkeqësi e këtij niveli natyror që ne të krijojmë kohezion social, jo.

Edhe ky është një moment në të cilin duhet të krijohet kohezion social sepse dashje pa dashje na rrëshqasin shtyllat në të cilat ndërtohet një shtet i konsoliduar dhe në momentin që rrëshqasin shtyllat në të cilat ndërtohet një shtet i konsoliduar shteti dobësohet, shoqëria dobësohet, shkon deri në shkrirje dhe në shpërbërje të të gjitha atyre që pasojnë shtetin, indin social dhe të gjitha gjërat e tjera”, tha ai.

 

Të fundit