Flash News

E-TJERA

FNSH aksion në Vlorë, arrestohen 2 persona

FNSH aksion në Vlorë, arrestohen 2 persona

Policia e Vlorës  kanë kryer disa kontrolle në qytet, ku bëhet me dije se janë arrestuar dy persona, një prej të cilëve është ndaluar në ambientet e një lokali në zonën e Lungomares.

Ndërkohë që personi i dytë i arrestuar, bëhet me dije se është ndaluar teksa po qarkullonte me një automjet tip “Audi” luksoz.

Efektivët i kanë bllokuar rrugën duke e rrethuar mjetin luksoz dhe më pas kanë bërë arrestimin e drejtuesit.

Aksioni është ende në zhvillim e sipër, ku në vijim pritet dhe një komunikatë informuese mbi arrestimet e kryera.

Të fundit