Flash News

E-TJERA

Foto/ Ky është i riu që humbi jetën në aksidentin tragjik në Shkodër

Foto/ Ky është i riu që humbi jetën në aksidentin

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 25-vjeçari të apasionuar pas motorave në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, paraditen e së martës. Viktima, Xhevahir Maksuti, u përplas nga një automjet në afërsi të Bërdicës, ndërsa ishte duke lëvizur me motorin e tij.

Sipas raportimeve, automjeti që shkaktoi aksidentin po dilte nga një gomisteri kur ndodhi përplasja fatale. Maksuti u transportua me urgjencë në Spitalin e Shkodrës, por për fat të keq nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja ka tronditur miqtë dhe familjarët e të riut, të cilët kanë shprehur dhimbjen e tyre në rrjetet sociale përmes postimeve dhe fotove që dëshmojnë pasionin e tij për motorat. Foto dhe video të publikuara në rrjet tregojnë Maksutin duke shijuar hobin e tij me motorë, që për fat të keq rezultoi fatal.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të aksidentit, ndërsa ngjarja ka ngritur sërish alarmin për sigurinë në rrugët e vendit.

Të fundit