Flash News

E-TJERA

FOTO/ "Pallat i ri në sheshin e 5 pallateve", Tafani: Jemi të gjithë të burgosur, Tirana vdiq si qytet e nuk bëhet më

FOTO/ "Pallat i ri në sheshin e 5 pallateve", Tafani: Jemi

Në zonën e Astirit në kryeqytet, po ndërtohet një pallat i ri në sheshin e një kompleksi, shumë afër me ndërtimet e tjera. Rasti në fjalë është denoncuar nga kryetari i partisë "LIBRA", Endri Tafani

Siç shihet dhe në fotot e publikuara në rrjetet sociale nga Tafani, pallati i ri që po ndërtohet është i rrethuar nga pallate të tjerë deri në 8 kate dhe hapësira që mbetet mes pallateve është sa për një rrugë.

Tafani shkruan se ndërtimi i ri është aq afër sa praktikisht zëre se u ka vënë tulla dritareve të pallateve ekzistues, duke i burgosur qytetarët në shtëpitë e tyre. Ai shton më tej, edhe sikur vetëm të hedhësh sytë nga dritarja, shohim vetëm beton të shëmtuar dhe sipas tij, Tirana vdiq si qytet e nuk bëhet kurrë më.

Postimi i plotë:

E dini çfarë mund të bëhet në 100 m2 shesh në mes të 5 pallateve?

Një pallat tjetër sigurisht. Aq afër ndërtimi i ri, sa praktikisht zëre se u ka vënë tulla dritareve të pallateve ekzistues. Praktikisht i ka burgosur në shtëpitë e tyre.

Dilni në ballkon apo mos dilni fare më mirë, por nga dritarja e vendit ku jeni, hidhni një vështrim jashtë saj. Vetëm beton ngjitur. Beton i shëmtuar ngjyra ngjyra. Aq afër me dritaren sa te merr frymën. Jemi të gjithë të burgosur në Tiranë.
Tirana vdiq si qytet e nuk bëhet kurrë më. E bashkë me të dhe një pjesë e jona, sidomos e atyre që kanë jetuar në Tiranë tjetër.

Por përveç vdekjes është dhe kjo puna e burgut që na mbajnë. Të burgosur përtej vdekjes. Nuk di më keq se kaq.

Të fundit