Flash News

E-TJERA

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ervin Salianjit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ervin Salianjit

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, kundër dënimit me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit të Përgjithshëm.

NJOFTIMI

Mospranimin e rekurseve të paraqitura nga të gjykuarit Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, kundër vendimit nr.2059/30-2024-6822, datë 26.09.2024, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Më 26 shtator, Gjykata e Apelit vendosi lënien në fuqi të dënimit me 1 vit burg për veprën penale të kallëzimit të rremë për Salianjin, ndërsa ky i fundit e quajti procesin të montuar dhe e cilësoi veten si të dënuar politik.

Të fundit