Flash News

E-TJERA

Krimi makabër në Greqi/ “Jam mirë, mos bëj denoncim”, publikohen mesazhet e 39-vjeçarit shqiptar që mashtronte familjarët e viktimës

Krimi makabër në Greqi/ “Jam mirë, mos bëj

Një krim i rëndë ka tronditur opinionin publik në Greqi dhe Shqipëri, ku një 39-vjeçar shqiptar, Kastriot Cenko, ka vrarë brutalisht bashkëshorten e tij, Alba Cenko, vetëm një javë pas martesës. Ngjarja ndodhi më 28 nëntor, kur autori e goditi gruan me çekiç në kokë dhe më pas e mbyti. Trupin e pajetë e mbështolli me çarçaf, e futi në qese plastike dhe e fshehu në papafingo për një javë.

Për të shmangur dyshimet, autori përdori telefonin e viktimës për të dërguar mesazhe motrës së saj, duke pretenduar se Alba ishte larguar drejt Italisë me një mashkull tjetër dhe duke e këshilluar të mos bënte denoncim.

Në momentin e ngjarjes, dy fëmijët e mitur të çiftit ishin në gjumë. Pasi u zgjuan, autori u tha atyre se nëna ishte në punë dhe më vonë i çoi tek i vëllai. Krimi u zbulua pas një jave kur 39-vjeçari e pranoi gjithçka para autoriteteve.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të thellë dhe ka rikthyer vëmendjen te fenomenet e dhunës në familje. 

Të fundit