Flash News

E-TJERA

Krimi në Konispol, dëshmia e 41-vjeçarit: Babai ishte i dhunshëm me nënën, s'doja ta vrisja

Krimi në Konispol, dëshmia e 41-vjeçarit: Babai ishte i

Klement Islamaj, 41 vjeç, u arrestua dje pas ngjarjes së së rëndë që tronditi familjen e tij dhe fshatin Shalë në Konispol. 

Islamaj ka dëshmuar para grupit hetimor duke u shprehur se nuk kishte për qëllim ta vriste babanë e tij, i cili i masakroi me sopatë nënën.

“Nuk kisha qëllim ta vrisja babanë, e shtyva por u pengua”, ka thënë ai.

Klementi ka pohuar se babai ishte i dunshëm ndaj nënës.

“Vetë jam prind i dy fëmijëve dhe jam i divorcuar. Babai edhe një ditë më parë e ka dhunuar nënën.  Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit. Isha tek lokali i fshatit po pija kafe me disa shokë. Nga shtëpia u dëgjua zhurmë dhe më thanë bashkëfshatarët të çohesha të shihja çfarë kishte ndodhur.

Kur shkova gjeta nënën të vrarë në mes të shtëpisë. Babanë e shtyva që ta largoja nga vetja, por ai u pengua dhe ra. Nuk kisha qëllim ta vrisja”, është shprehur Islamaj.

Të fundit