Flash News

E-TJERA

Atentati në Milot/ Ndërron jetë në spital Klisman Preçi, Ylli Brahimi në gjendje të rëndë te Trauma

Atentati në Milot/ Ndërron jetë në spital Klisman

Ndërron jetë njëri nga personat e përfshirë në atentat me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Milot të Kurbinit.

Sipas informacioneve më të fundit, ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve 28-vjeçari Klisman Preçi.

Ndërkohë, personi tjetër i qëlluar me breshëri plumbash Ylli Brahimi ndodhet në gjendje të rëndë te spitali i Traumës. Ata u qëlluan në hyrje të pallatit sapo zbritën nga automjeti tip ‘Land Rover’ e blinduar. 

Nga ana tjetër, gjendet i djegur një automjet tip 'Audi' në Borizanë të Krujës, që dyshohet se u pëtket autorëve. 

Pamje nga vendi i ngjarjes 

Të fundit