Flash News

Kosova

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, dështon edhe propozimi për votim të fshehtë

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, dështon edhe propozimi

Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish sot të konstituhet edhe në përpjekjen e nëntë. 

Ndryshe nga herët e kaluara, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, propozoi që zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të bëhet me votim të fshehtë, por as kjo formë nuk mori mbështetjen e shumicës së deputetëve. 

“Marrë parasysh aktgjykimin e gjykatës kushtetuese në vitin 2014 ku thuhet se votimi mund të jetë i hapur, fshehtë apo formë tjetër. Me qëllim të hapjes rrugë për zhbllokim procesi me fletëvotime fizike”, tha ai.

Por me këtë propozim nuk janë pajtuar deputetët e partive që kanë qenë në opozitë gjatë legjislaturës së kaluar.

Seanca u vendos të vazhdojë më tre maj. 

Të fundit