Flash News

E-TJERA

I vunë tritolin banesës së tyre për te fituar azil në BE, arrestohen xhaxhai dhe nipi ne Elbasan

I vunë tritolin banesës së tyre për te fituar azil në

Policia ka arrestuar pronarin e apartamentit në Elbasan, ku ndodhi shpërthimi me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të sotëm. Gjithashtu në pranga është vënë edhe nepi i tij. Ata akuzohen për mbajtje pa leje të lëndëve shpërthyese, shkatërrim prone dhe inskenim të ngjarjes kriminale.

Ardit Pepa ka inskenuar ngjarjen së bashku me nipin e tij për të përfituar azil në një vend të BE-së Në momentin e shpërthimit në banesë nuk ndodhej asnjë pjesëtar i familjes, ndërsa u dëmtuan xhamat e disa apartamenteve në pallat.

Në kamerat e sigurisë u fiksua një burrë, i cili ka qarkualluar disa herë gjatë mbrëmjes para hyrjes së apartamentit të katit të parë të pallatit ku ndodhi shpërthimi.

Të fundit