Flash News

E-TJERA

Përdh*nim dhe trafikim i grave shtatzëna, ekstradohen drejt Greqisë dhe Turqisë dy shtetas

Përdh*nim dhe trafikim i grave shtatzëna, ekstradohen drejt

Janë ekstraduar nga Turqia dhe Greqia dy persona. Burak Kara do të ekstradohet drejt Turqisë. 39 vjeç është dënuar me 8 vite e 4 muaj burg nga Gjykata e Mersin në vitin 2022.

Në vitin 2011 39-vjeçari në gjendje të dehur ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase turke. I kanë mbetur për të vuajtur dhe 4 vjet e gjysmë burg.

Kurse, 59-vjeçari I.A. i lindur në Bullgari ekstradohet drejt Greqisë. Ai ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Athina, pasi akuzohet se në bashkëpunim me disa persona të tjerë gjente gra shtatzënë (në vështirësi ekonomike), të cilat i çonte në Greqi për të lindur. Më pas ndërmjetësonte për dhënien e foshnjës, për birësim. Nga kjo veprimtari kriminale 59-vjeçari dyshohet se ka përfituar 2000-4000 euro për çdo rast. Ai është arrestuar nga shërbimet e Policisë Kufitare të Korçës

Të fundit