
Flash News
Sherr mes adoleshentëve, 15-vjeçari përfundon në spital
Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, dështon edhe propozimi për votim të fshehtë
Aksident në aksin Peqin–Elbasan, plagosen rëndë dy persona
‘Fight, fight, fight’/ PD-ASHM drejt fitores historike, LaCivita mobilizon fushatën në takimin me kandidatët
Makina përplas këmbësoren në aksin Korçë – Pogradec, ndërron jetë 43-vjeçarja
Eurostat: Shqiptarët paguhen më pak, por kanë orët më të gjata të punës në Europë
Në Bashkimin Europian, në vitin 2023, personat e aftë për punë të moshës 20-64 vjeç, punonin mesatarisht 36.1 orë në javë, sipas Eurostat. Ky numër u referohet orëve, që njerëzit kanë punuar realisht në punën e tyre kryesore, në javën e referencës.
Orari mesatar i punës në javë, ndryshon ndërmjet vendeve të BE-së. Ato me javën më të gjatë të punës, ishin Greqia (39.8 orë), Rumania (39.5), Polonia (39.3) dhe Bullgaria (39.0). Në të kundërt, Holanda, kishte javën më të shkurtër të punës (32.2 orë), e ndjekur nga Austria (33.6) dhe Gjermania (34.0).
Shqiptarët, punojnë me orët më të gjata në Europë
Të dhënat e INSTAT tregojnë se shqiptarët punojnë më gjatë se të gjithë në Europë. Për vitin 2023, të punësuarit me pagë punonin mesatarisht 43.7 orë në javë, ose 7.6 orë më shumë se mesatarja europiane. Orët më të gjata janë në prodhim (46.5), bujqësi (44.8) e ndërtim (45.6) dhe më të ulëtat në administratë (40).
Pas Shqipërisë renditet Turqia me 43.1 orë. Ballkani përgjithësisht punon më gjatë. Në mal të Zi punonjësit janë në punë 42.8 orë në javë, në Serbi 41.3, në Bosnjë 41.2 dhe në Maqedoninë e veriut gati 40 orë. Ndonëse shqiptarët rrinë më gjatë në punë, ata paguhen më pak se të gjithë, teksa si paga minimale ashtu dhe ajo mesatare janë më të ulëtat në rajon (nuk ka të dhëna për Kosovën).
Personat e punësuar sipas orëve mesatare të punës aktuale
Në BE, në vitin 2023, 37,1% e të punësuarve, punonin mesatarisht ndërmjet 40 dhe 44,5 orë në javë, ndërsa vetëm 7,1% regjistronin më pak se 20 orë punë aktuale në javë, në punën kryesore. Diapazoni 40-44.5 i orëve aktuale të punës përfaqëson pjesën më të madhe në shumicën e vendeve – me përjashtim të Irlandës, Finlandës, Belgjikës, Francës dhe Danimarkës, ku pjesa më e madhe e të punësuarve, ishte në intervalin 35-39.5 orë mesatare të punës në javë.
I njëjti interval orësh (40 deri në 44.5), tregon gjithashtu dallimet më të mëdha midis vendeve. Përqindjet më të mëdha, u regjistruan në Bullgari (82,2%), Rumani (80,2%) dhe Letoni (77,7%). Përqindjet më të ulëta, u gjetën në Belgjikë (16,1%), Francë (13,3%) dhe Danimarkë (10,6%)./ Monitor
Të fundit








Për ata që u trembën nga Tomorr Alizoti
1 Maj 2025, 21:05




Gjashtë ushqimet më të mira kundër fryrjes së stomakut
1 Maj 2025, 20:04


Zelensky: Ne duam paqe, Rusia na përgjigjet me sulme
1 Maj 2025, 19:22


Sherr mes adoleshentëve, 15-vjeçari përfundon në spital
1 Maj 2025, 18:44






Demi Moore shpallet gruaja më e bukur në botë për vitin 2025
1 Maj 2025, 17:34


Çfarë ka eksportuar më shumë Shqipëria?
1 Maj 2025, 16:49
Aksident tek 9-katëshet në Tiranë, dy të plagosur
1 Maj 2025, 16:47





Dronët rusë godasin qytetet e mëdha në Ukrainë
1 Maj 2025, 15:39
Fermerët në vështirësi, patatja e Egjiptit lë stok atë të Stëblevës
1 Maj 2025, 15:31
Aksident në aksin Peqin–Elbasan, plagosen rëndë dy persona
1 Maj 2025, 15:15


Vitaminat më efektive për forcimin e sistemit imunitar
1 Maj 2025, 14:53








Xhaferri: Sondazhet pro Ramës manipulohen nga pagesat e inceneratorëve
1 Maj 2025, 13:23
Zhduket 51-vjeçarja në Kukës, nisin kërkimet
1 Maj 2025, 13:02

E rëndë në Angli, 32-vjeçarja humbi jetën pasi ra nga parashuta
1 Maj 2025, 12:44





Shpërthim në Elbasan i inskenuar, kryefamiljari donte azil në BE
1 Maj 2025, 11:17
Muzhaqi: ChatGPT më përgatiti një fjalim shumë të bukur
1 Maj 2025, 11:11



7x7 nuk bëjnë 6 mln për ne, por 33 mijë euro!
1 Maj 2025, 10:23

Shpërthim me tritol në një banesë në Elbasan
1 Maj 2025, 10:03
Aksident në aksin “Memaliaj–Krahës”, 71-vjeçari humb jetën
1 Maj 2025, 09:44





Diell dhe temperatura deri në 30 gradë Celsius, parashikimi i motit
1 Maj 2025, 08:21
Sot Dita e Punëtorëve, çfarë përfaqëson 1 Maji?
1 Maj 2025, 08:05
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
1 Maj 2025, 07:55
Gazetari: Rama ka përdorur paratë për të bërë lobing për vete, jo për Shqipërinë
30 Prill 2025, 22:54
Kurti ftesë për konstituimin e Kuvendit, PDK i përgjigjet, LDK refuzon
30 Prill 2025, 22:36
Paralajmërimi i Alizotit: Nëse SPAK nuk arreston bosët e krimit, bie pas zgjedhjeve
30 Prill 2025, 22:14
Administrata dhe shkollat në fushatë? KQZ: Në një rast propozuam sanksione
30 Prill 2025, 21:55
10 ditë nga zgjedhjet, Salianji: Me votë t'i biem në kokë të keqes!
30 Prill 2025, 21:26



Rezoluta e PPE për zgjedhjet, vjen reagimi i parë nga Rama: Një tekst kua-kua-kuash
30 Prill 2025, 20:21

Zjarr në garazhin e një pallati në qendër të Vlorës, disa automjete në flakë
30 Prill 2025, 19:42


Paqe fiskale apo qokë elektorale?! Bizneset 1,6 mld euro borxh ndaj shtetit
30 Prill 2025, 18:59


Finlanda miraton ligj për ndalimin e celularëve në shkolla
30 Prill 2025, 18:00
Berisha në Leaders’ Dinner të Partisë Popullore Europiane të Kongresit në València
30 Prill 2025, 17:43
Gjykata italiane rrëzon Hysajn, dënohet me 40 mijë euro gjobë mbrojtësi shqiptar
30 Prill 2025, 17:32




Stresi në zyrë mund të jetë më i rrezikshëm se duhani!
30 Prill 2025, 16:18