Flash News

POLITIKOFF

Si po ndikon stili i jetesës në shëndet? Eksperti: Varësitë po sjellin kequshqyerje

Si po ndikon stili i jetesës në shëndet? Eksperti:

Stili i jetesës është faktor kyç për një shëndet të mirë. Pikërisht për të vënë në pah impaktin e tij në disa sëmundshmëri, mjekë dhe ekspert të fushave të ndryshme mjekësorë janë bërë bashkë në konferencën me teme ‘Stili i jetesës dhe reduktimi i risqeve’.

Kryetari i shoqatës Kombëtare të shëndetit Publik Ardian Hoxha, e vuri theksin tek varësit e reja, që po ndikojnë jo pak jetën e adoleshentëve dhe jo vetëm.

“Shumë i ndjeshëm është impakti në pjesën sociale sidomos me varësinë karshi lojërave elektronike, bixhozit apo rrjeteve sociale”.

Ekspertët e shëndetësisë botërore në raportet e tyre kanë vënë shpesh theksin tek kequshqyerja dhe inaktiviteti fizik i fëmijëve, të cilët po rrisin obezitetin dhe problemet shëndetësore.

Pikërisht për të reduktuar sa më shumë risqet në këtë aspekt, zëvendësministrja e shëndetësisë Mira Rakcolli tha se po punohet në Shqipëri.

“Kemi futur programin e shëndetit në shkolla që të merret informacion se si të merret ushqyerja”.

Depresioni, konsumi i duhanit në rritje ishin të tjera tema që u referuan në konferencë. Ekspertët kanë hartuar edhe rekomandime për reduktimin e risqeve të cilat ju vinë në ndihmë institucioneve shëndetësore./Euronews Albania

Të fundit