Flash News

E-TJERA

Jaço: Të eleminohen çmimet e referencës, metodë e prapambetur

Jaço: Të eleminohen çmimet e referencës, metodë e

Kreu i Dhomës Amerikan të Tregtisë, Enio Jaço foli sërish për problematikat e ekonomisë shqiptare gjatë një aktiviteti me temë “Dogana dhe Biznesi”.

Ai tha se çmimet e referencës duhet të eliminohen pasi janë një metodë e prapambetur. Gjithashtu theksoi se është me rëndësi rritja e importeve të produkteve shqiptare.

Sipas tij, ky është vizioni i Dhomës Amerikane të Tregtisë, duke nënvizuar se rol të rëndësishëm në këtë drejtim ka drejtoria e doganave.

“Dy tre ditë më përpara në një nga komunikimet që kisha me gazetarët dikush më tha se jeni bërë pak i mërzitshëm, se po diskutoni të njëjtat gjëra që keni diskutuar dy vite më përpara. Pasi pashë raportin zbulova se e përbashkëta ishte çmimi i referencave dhe përfundimisht kjo do një zgjidhje. Çmimet e referencës duhet të hiqen plotësisht pasi është një metodë e prapambetur.

Vizioni jonë është të kemi eksporte gjithmonë e më të madh të produkteve shqiptare. Kemi një mundësi që këto eksporte të mundësohen dhe këtu luan një rol të rëndësishëm drejtoria e doganave”, tha Jaço.

 

Të fundit