Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
Jeta përtej iluzionit të së vërtetës
“Renzo Collura - një artist i humbur në Shqipëri” nga Stefan Çapaliku
nga Durim Taçi
Iluzionin e s'vërtetës?
Të tjerët e kan'
E mu më bajnë dam
Se e di ç'ka asht.
Në këtë shënim tronditës shkruar me dorën e vet, artisti Renzo Collura, duket se na ka lënë një kod intepretimi. Kjo refletohet fund e krye në strukturën e librit të Stefan Çapalikut.
Renzo Collura - një artist i humbur në Shqipëri’ është i dyti në serinë e monografive sipas një modeli multiform, pas ‘Imago & Verbum’ (‘Zeta’ Tiranë 2020), në të cilët pranëvihen, nga njera anë, ‘objektiviteti’ i imazhit, i fotografisë, i pikturës, me mundësinë, dyshimin, pohimin, mohimin, kundërshtimin, pranimin me rezervë, që të lejon gjuha e shkruar, nga ana tjetër. Nuk është e rastit që edhe shënimi i cituar më sipër është paraqitur i fotografuar nga vetë Çapaliku, si model i simbiozës foto e tekst.
Qasja e re e autorit duket se frymëzohet në atë që quhet ‘alfabetizim i ri vizual’. Gjuha e shkruar lëshon terren, nuk e ka atë pozicionin e dominimit absolut, për t’i dhënë pamores më shumë peshë e për të lehtësuar kësisoj leximin, perceptimin. Dhe po të kemi parasysh atë që ka thënë Bart , se imazhi fotografik ka një status të veçantë, ‘ai është një mesazh pa kod’, duke shtuar pastaj edhe mesazhe të tjera pa kod, siç mund të konsiderohen edhe vizatimet, pikturat, të pranishme në dy librat e Çapalikut, pranëvënia me tekstin e shkruar, krijon një perisazh të larmë, por të njëhsuar semantik, i cili vjen e intepretohet me një kod të përbashkët.
Procedimi i Çapalikut është në linjën e një të shkruari metahistorik, ai na rendit faktet, datat, situatat në një formë vertikale, por derdh pastaj në to përmes një narracioni horizontal, kohor, atë që Renzo ka humbur dhe mendon se duhet nxjerrë në dritë për publikun shqiptar dhe italian.
Renzo Collura është në fakt Odiesu artist që nuk arriti dot të largohet nga të dy brigjet, ai talian dhe ai shqiptar, ai i jetoi ato me iluzionin e artit dhe me forcën e jetës.
Libri, si tekst i shkruar, është një rrëfim në vetë të tretë mbi heroin, artistin, por vjen si të ishte shkruar në vetën e parë. Na duket sikur është vetë artisti që tregon peripecitë e tij. Bëhet një paralelizëm me mitin e Odiseut dhe shumçka përputhet sigurisht. Janë të gjithë elementët bazë. “Kështu, me gjasë pa mbaruar lufta Italo-Greke, në fillim të vitit 1941, ende pa përfunduar vitin e dytë të studimeve të larta Renzo Collura niset për luftë. Ai braktis Penelopën - Lina dhe Telemakun e vet Athos, dhe i hipën anijeve për në bregun tjetër të Adriatikut, në vendin përballë, Shqipërinë, sepse megjithëse lufta zhvillohej midis Italisë dhe Greqisë, fushëbeteja ishte Shqipëria e Jugut. Pa e ditur as vetë, Troja e tij, për shtatë vjet rrjesht do ishte Shqipëria”
Stefan Çapaliku na tërheq vëmendjen tërthorazi për një ndryshim të rëndësishëm. Odiseu ynë, Renzo nuk e ka fituar luftën kur ka lënë fushëbetejën dhe mbase ky fakt ja ngadalëson kthimin për në Itakën e tij. I duhet të tejkalojë iluzionin e kësaj të vërtetë. Ai zbulon se e vërteta e tij, sfida e tij nuk ka qenë ajo luftë. Dhe vetë veshja e tij ka brenda luftën dhe paqen. “Një djalosh i veshur përgjysmash, ushtarak nga poshtë dhe si punë civili nga lart, me një këmishë që dikur duhej të kishte pasur ngjyrë”
Në tërësinë vet teksti sikur është një kthim i dytë i artistit në shtëpi. Dhe për ta sjellë Renzon, autorit i është dashur të bindet që ai nuk kishte ardhur ende. Autori nuk ka bërë vetëm kërkime të natyrës bibliografike, studimore. Atij i është dashur të udhëtojë në Milano dhe të takojë njerëzit që e kanë jetuar me artistin. Si shkrues i këtyre radhëve, kujtoj një tëkim të tij me Athos Collura, i biri i artistit – Telemaku që e ka përjetuar këtë kthimin të pjesshëm të babait. Flatët e Athos-it, edhe ai artist, janë sjellë të plota në tekstin e Çapalikut: “Nga vetë natyra e tij e mbyllur dhe e ndrojtur, nuk para fliste për të kaluarën e tij ushtarake, si student në Akademinë e Arteve të Bukura të Torinos, apo për vitet kur jetoi në Greqi e në Shqipëri. Është njësoj si të ketë përjetuar “Jetë Paralele” të llojit të Plutarkut. Donte ta mbronte e ta ruante ekzistencën e tij të çmuar e të brishtë, njësoj edhe krijimtarinë”.
‘Odiseu’ i Stefan Çapalikut është një procedim i natyrës postmoderne, pasi ai e merr mitin për ta dekonstruktuar qëllimshëm. Të krijohet përshtypja se Odiseu ynë, Artisi Renzo Collura, si ka zbuluar se ndodhet jashtë habitatit të tij, luftës, ka kuptuar se ai nuk mund të jetë ushtari, luftëtari mizor që duhet të vrasë, nxjerr penelin dhe shkon të jetojë pikërisht si artist në dy nga qyetetet më parfaqësuese të Shqipërisë së atyre viteve Shkodra dhe Durrësi.
Por në cilin breg ka zbarkuar Renzo Collura, nga është nisur këtë radhë? Historia që lexojmë në librin e Çapalikut, veç të tjerash në dy gjuhë italisht e shqip, ndërsa përshkruan peripecitë e kthimit të Renzos në Itakën e tij, paralelisht na e sjell edhe një herë artistin në Shqipëri, përmes përshkrimit të ‘një magjie dhe joshjejeje orientale”, e pranishme në krijimtarinë e periudhës italiane të artistit, faktit që “Në kuadrot e tij shfaqet një përmallim lirik, një vetmi pikëlluese, një simfoni ngulmuese drejt një lloj magjepsjeje të fshehtë”
Në vendin ku ka lindur, në Grotte të Siçilisë, së fundmi po ndërtohet një muze me emrin e tij, por ndërkohë publiku i gjerë, ai italian e shqiptar, mund t’i gëzohet ndërkohë këtij kontributi që vjen nga Shqipëria, nga një shkodran dhe me mbështetjen e Bashkisë së qytetit ku ai gjeti strehën e parë në të cilën u pranua si njeri dhe si artist.
Të fundit
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24