Flash News

E-TJERA

Pasi i tërhoqën me forcë nga protesta e opozitës, policia arreston 4 persona dhe procedon 6 të tjerë

Pasi i tërhoqën me forcë nga protesta e opozitës, policia

Protesta e opozitës e cila u mbajt dje tek Kryeministria nuk u shoqërua me incidente nga protesuesit. Edhe pse këta të fundit hodhën kapsolla e flakadanë drejt institucionit, nuk pati incidente.

Disa prej protestuesve u panë të shoqëroheshin duke u goditur me forcë nga efektivë të veshur si civila. Megjithatë, policia ka vënë në pranga 4 pjesëmarrës të protestës, duke i akuzuar se kanë kryer veprime të dhunshme ndaj punonjsësve të policisë.

6 të tjerë janë prcoeduar penalisht në gjendje të lirë.

“Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me aktet e dhunës, gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, më datë 20.02.2024, bazuar në provat e grumbulluara, arrestuan në flagrancë shtetasit: K. T., 21 vjeç, A. M., 18 vjeç, B. K., 37 vjeç, dhe I. S., 33 vjeç. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: A. I., 20 vjeç, R. Sh., 20 vjeç, M. M., 20 vjeç, M. S., 19 vjeç, G. P., 22 vjeç, dhe D. Th., 21 vjeç”, sipas policisë.

Policia sekuestroi 21 flakadanë të plasur; 1 bidon plastik 0.5 L, e mbushur me lëndë djegëse të dyshuar benzinë, me kapsollë të paplasur; 37 bidona plastikë uji, 0.5 L; 6 bidona plastikë të djegur, me aromë lënde djegëse benzinë dhe 3 kapsolla.

Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 110 kapsolla, që iu gjetën këtyre të arrestuarve  gjatë kontrolleve fizike.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në akte të kundërligjshme gjatë protesës së ditës së djeshme, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, thuhet në njoftim.

Të fundit