Flash News
Tërmet me magnitudë 5.5 në shtetin fqinj, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri
Shifrat e MSH: 20 viktima dhe 847 raste të reja në 24 orë
‘Gjithçka shndërrohet në ndërtesa’: Beteja e humbur e Shqipërisë me paratë e pista
Dy plumba në zarf, kërcënohet me jetë ish-kryeministri italian Matteo Renzi
Najada Çomo shfaqet krah Ramës, pranon ftesën për të qenë pjesë e listave të PS
Komisionerja e BE-së mesazh pas takimit me Ramën: Partitë të garojnë kandidatë me integritet në 25 prill

Komisioneres së Bashkimit Evropian për Punët e Brendshme, Ylva Johansson u ka bërë thirrje partive politike në vend që të zgjedhin kandidatë me integritet për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.
Në një konferencë për mediat bashkë me kryenegociatorin Zef Mazi, Johansson zbardhi ç’u diskutua në takimin me kryeministrin, ku ndër të tjera veçoi edhe si problematikë më vete kërkesat e pabazuara për azil.
“Patëm një diskutim të hapur me kryeministrin Rama dhe folëm për shumë gjëra. Përgëzoj Shqipërinë për ecurinë e arritur, sidomos vitet e fundit jo vetëm për çështjet e drejtësisë e sigurisë dhe emigracionit.
Ecuria e Shqipërisë është i mirë dhe prandaj ishte vendimi që mori Këshilli në mars për të çelur negociatat e anëtarësimit, në dhjetor e pamë që u përmbushën kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare për negociatat e anëtarësim me BE.
Duhet të konfirmohet edhe nga Këshilli. Kur shohim gamën e heshtjeve të drejtësisë dhe heshtjet e brendshme shohim progres dhe për këtë duhet të punojmë bashkë që të japim fund financimit të terrorizmit, të menaxhojmë emigracionin së bashku. Duhet të kemi zbulim më të mirë të krimit edhe në kufi.
Ka shumë fusha që duhet përmirësim dhe bashkëpunimi ynë të vijohet e përmirësohet. Sot përmendem problemin e kërkesave të pabazuara për azil nga disa shtete anëtare të BE. Ky është edhe një shqetësim edhe i kryeministrit, kështu është me rendësi të vijojë reformat në këtë fushe të drejtësisë e ceshtjeve të brendshme ,për sundimin e ligjit, shtetin e së drejtës e për të patur një bashkëpunim me të mirë e situatë më të mirë.
Shqipëria po i afrohet zgjedhjeve dhe partitë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre për të bërë të pamundurën që të ketë një integritet shumë të lartë të të gjithë kandidatëve në lista që së bashku të vijojmë të bindim shtetet anëtare e të kemi këtë besim për ceshtjet e sigurisë dhe sundimit të ligjit”, u shpreh komisionerja.
Po ashtu, ajo zhvilloi edhe një takim me presidentin Ilir Meta dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha.
Ditari politik









Të fundit










A na bën optimistë një qeveri (e mundshme) e Bashës
4 Mars 2021, 21:04

6 fotografi që përshkruajnë emocione më mirë se çdo poet
4 Mars 2021, 20:48


Tërmet me magnitudë 5.5 në shtetin fqinj, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri
4 Mars 2021, 19:59




Georgina për Cristiano Ronaldon: Nuk ndërron as poçat në shtëpi
4 Mars 2021, 18:19
Shifrat e MSH: 20 viktima dhe 847 raste të reja në 24 orë
4 Mars 2021, 17:54
Shenjat e horoskopit që e kanë të vështirë të dashurohen
4 Mars 2021, 17:34
