Flash News

E-TJERA

Mbërrijnë 15,210 dozat e vaksinave të Pfizer, Rama nga Brukseli në Rinas për t'i pritur

Mbërrijnë 15,210 dozat e vaksinave të Pfizer, Rama nga Brukseli

Mbërrijnë në Rinas një sasi tjetër vaksinash të kompanisë amerikane Pfizer.

Bëhet fjalë për 15,210 doza të tjera.

Gjatë pritjes së vaksinave në aeroport, u shfaq edhe kryeministri Edi Rama, i cili gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Bruksel.  

Ai u shoqërua nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj.

Në fjalën e tij, Rama tha se së shpejti pritet të vijnë të tjera ngarkesa vaksinash dhe do të nisë vaksinimi në të gjithë vendin.

"Në prill do të marrim 30 mijë doza te tjera dhe kjo do të vazhdojë pa ndërprerje. Shumë shpejt do të kemi lajm shumë të mirë, nga një anë, sepse kemi të konfirmuara 14 mijë dozat e para nga AstraZeneca, përmes Covax, brenda mesit të muajit mars, nga ana tjetër po punojmë me disa burime të tjera. Shumë shpejt do të kemi mundësi për vaksinim intensiv në të gjithë territorin. Prandaj, ju lutem durim, durim, sepse është një luftë që zhvillohet ditën dhe natën dhe ne nuk jemi mbrapa askujt”, tha Rama.

Të fundit