Flash News
Vrau 50-vjeçarin në Ndroq, Julian Gjoshi është kunati i Altin Hajrit; personazh i lakuar në dosjen "Çyrbja"
Identifikohet autori i vrasjes në Ndroq, ngjarja dyshohet se ndodhi për pazare d*oge
Vrasje në Ndroq/ Identifikohet viktima, autori lëvizte me një "Benz" të zi
Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, një i vrarë
Qëlloi me kallashnikov duke terrorizuar banorët, arrestohet 44-vjeçari në Selenicë
Mbyllet nga sot qarkullimi në tuneli i Llogarasë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se Tuneli i Llogarasë, në Vlorë do të mbyllet me qëllim përfundimin e të gjitha punimeve të nevojshme për dorëzimin e plotë të këtij projekti.
"Pas përfundimit të sezonit veror ku hapja e Tunelit të Llogarasë lehtësoi qarkullimin e mjeteve si dhe shkurtoi kohën e udhëtimit ashtu siç ishte bërë me dije që në fillim, ju njoftojmë se:
Tuneli i Llogarasë, duke filluar që nga data 05.11.2024, do të jetë i mbyllur me qëllim përfundimin e të gjitha punimeve të nevojshme për dorëzimin e plotë të këtij projekti
Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës", shkruan ARRSH në rrjetet sociale.
Tuneli i Llogarasë shkurton kohën e aksesimit të jugut të vendit me rreth 45 minuta. Edhe pse i ndërtuar me paratë e taksapaguesve, pa asnjë formë financimi privat, PPP ose koncesion, ky tunel nga viti i ardhëm do të jetë me pagesë. Ndonëse edhe nëse duhet apo nuk duhet të jetë me pagesë ka vend për diskutim, absurditeti më i madh vjen në pikën kur mëson shifrën se sa do të duhet të paguajnë shqiptarët nga vera tjetër.