Flash News

E-TJERA

Mitingu i Ramës me punonjësit e Bashkisë, KQZ: I paligjshmëm

Mitingu i Ramës me punonjësit e Bashkisë, KQZ: I paligjshmëm

Komisioni i Kërkesave pranë KQZ ka marrë vendimin mbi mitingun e organizuar nga kryeministri Edi Rama në 20 shkurt në sheshin ‘Skëndërbej’ me punonjësit e bashkisë Tiranë, pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. 

Komisioni Qendror Zgjedhor i ka dhënë të drejtë Qëndresës Qytetare duke rrëzuar Bashkinë e Tiranës dhe Edi Ramën me arsyetimin se grumbullimi i 20 shkurtit, ishte i ndryshëm nga ajo çka u kërkua nga institucionet.

Fillimisht Bashkia Tiranë kishte paraqitur pranë KQZ një shkresë ku kërkohej leje për një zhvillimin e një aktiviteti për promovimin e turizmit në prezencë të ambasadorëve.

Por ndryshe nga njoftimi në KQZ, Rama mblodhi në “Sheshin Skënderbej” mijëra punonjës të Bashkisë së Tiranës, që u rreshtuan në kuadrate ndërsa kishin të veshur uniformat e punës.

Pra, Rama e përdori tribunën për të dhënë mesazhe elektorale, ndërsa sulmoi kundërshtarët, kritikët dhe gazetarët dhe cilësoi arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj si të bërë “pa gjyq”.

Pas tërheqjes për marrjen e vendimit, Komisioni i Ankesave vendosi rrëzimin e grumbullimit të ndodhur më 20 shkurt në qendër të Tiranës, i organizuar nga Bashkia Tiranë dhe Kryeministria.

 

 

Të fundit