Flash News

E-TJERA

Ndahet nga jeta aktorja e njohur Mimika Luca

Ndahet nga jeta aktorja e njohur Mimika Luca

Ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare aktorja e njohur e kinematografisë shqiptare, Mimika Luca. Mësohet se Luca është ndarë nga jeta pas një ishemie celebrale.

Mimika Luca u lind në Gjirokastër, më 24 dhjetor të vitit 1937. Ajo ka luajtur një seri rolesh në skenën e kinematografisë shqiptare. Në periudhën e viteve 1951 – 1962, Luca interpretoi si balerinë në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Më 1962 Luca pranohet si aktore në Teatrin Popullor, ku ka interpretuar rreth 30 role në 15 vjet, si: Suzana, Luçia, Tjen Ny te “Muri i madh”, Dila te drama Cuca e maleve, Sonja, Nica te filmi Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Laja te Kur hidheshin themelet

Mimika u martua me aktorin e njohur shqiptar Ndrekë Luca.

 

Të fundit