Flash News

E-TJERA

Ndahet nga jeta Ramazan Rragami, ikona e Vllaznisë dhe Kombëtares

Ndahet nga jeta Ramazan Rragami, ikona e Vllaznisë dhe Kombëtares

Ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare Ramazan Rragami, një ndër futbollistët më të njohur të historisë së futbollit shqiptar.

Rragami vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Ai është njohur si futbollisti i vetëm që shënoi 5 penallti radhazi në ndeshjen Vllaznia-Kavaja, çka e detyroi UEFA-n të ndryshonte rregullore.

Rragami është trajneri i “Shpresës” së Shqipërisë që e kualifikoi atë si një ndër 8 më të mirat e Evropës në vitin 1983. Ai mbetet një nga futbollistët më të mëdhenj të Vllaznisë dhe Kombëtares shqiptare.

TROFETË E FITUARA

  • Në vitin 1966 do të fitonte Kupën e Republikës me ekipin e Partizanit

 

  • Në vitin 1971 do të fitonte Kupën e Ballkanit po me ekipin e Partizanit

 

  • Në sezonin 1971-72 do të fitonte titullin kampion dhe Kupën e Republikës me ekipin e Vllaznisë.

 

  • Në sezonin 1973-74 shpallet kampion i Shqipërisë me ekipin e Vllaznisë

KARRIERA SI TRAJNER

  • Në vitet 1973- 79 ka punuar si trajner tek Vllaznia duke bashkëpunuar me trajnerin Xhevdet Shaqiri.

 

  • Në vitet 1978- 91 trajner pranë ekipeve kombëtare, atë “Shpresa” dhe U18 duke bashkëpunuar me trajnerët Shyqyri Rreli, Petraq Ikonomi, Aurel Vërria etj.

 

  • Në vitin 1984 kryen kursin për trajner në Coverciano (Itali).

 

  • Në vitet 1973-2004 ka punuar si trajner profesionist ne Shqiperi.

Të fundit