Flash News

E-TJERA

Pas denoncimit të Alda Nikollit, shkëputet linja e internetit në qelinë e Dumanit, pezullohen dy policë

Pas denoncimit të Alda Nikollit, shkëputet linja e internetit në

Drejtoria e Burgjeve ka pezulluar nga puna dy punonjës dhe ka shkëputur lidhjen e internetit të instaluar në qelinë e Nuredin Dumanit dhe Amarildo Nikollit, dy të penduarve të drejtësisë.

Vendimi vjen pas denoncimit të Alda Nikollit, së cilës iu vendos tritol tek dera e banesës ku jeton me motrën e saj Xhovana Nikolli.

Alda deklaroi për Top Channel se ishte në një lidhje me Nuredin Dumanin dhe se komunikonte me të 24 orë nëpërmjet internetit.

Ajo hodhi akuza ndaj Dumanit duke thënë se tritoli është vendosur nga i penduari i drejtësisë i cili edhe e ka kërcënuar.

Të fundit