Flash News

E-TJERA

Pas largimit të Dritan Mehmetit, Partizani zgjedh trajnerin e ri

Pas largimit të Dritan Mehmetit, Partizani zgjedh trajnerin e ri

Brenda 24 orëve Partizani ka zgjedhur trajnerin e ri të skuadrës. Pas largimit të Dritan Mehmetit, të kuqtë kanë emëruar në stolin e tyre trajnerin italian, Xhovani Kolela.

Kolela në të kaluarën ka drejtuar edhe ekipin e Apolonisë në Shqipëri. Kolela nis punën për të përgatitur Partizanin për sezonin e ri duke marr drejtimin e të kuqve në mpak se dy javë nga fillimi i tij.

“FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Xhovani Kolela. 55-vjeçari italian, i cili do të drejtojë skuadrën përgjatë sezonit të ri është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe drejtori sportiv Elton Marini. Kolela do t’i bashkohet menjëherë ekipit për të nisur zyrtarisht punën në seancën e sotme stërvitore të programuar në orën 19:00 në kompleksin sportiv Partizani”, shkruhej në njoftimin e klubit në rrjetet sociale.

Të fundit