Flash News

E-TJERA

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurimit, Begaj: Prioritet dokumentet strategjikë

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurimit, Begaj: Prioritet

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mblodhi sot Këshillin e Sigurimit Kombëtar, ndërsa i pranishëm ishte edhe kreu i qeverisë Edi Rama.

Në përfundim të mbledhjes, pas raportimeve dhe diskutimeve në Këshill, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj e vlerësoi si shumë të rëndësishëm këtë takim dhe angazhimin e të gjitha institucioneve për garantimin e sigurisë kombëtare në fushën e tyre të përgjegjësisë.

Presidenti theksoi si të rëndësishëm bashkërendimin, përpjekjet dhe sigurimin e gjithpërfshirjes institucionale, përdorimit efikas të burimeve kombëtare dhe kërkimit të kontributit të çdo qytetari në funksion të sigurisë kombëtare.

Presidenti Begaj kërkoi që të trajtohen me prioritet procesi i Rishikimit dhe hartimit të dokumenteve strategjikë, Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, dokumenteve strategjike në fushën e  mbrojtjes dhe sigurisë, emergjencave civile, si dhe strategjive sektoriale.

Ai kërkoi që këto dokumente nuk duhet të jenë thjesht formalë, por të jenë të mirëbuxhetuara dhe të sigurojnë përdorimin në mënyrë të koordinuar dhe harmonizuar të instrumenteve të fuqisë kombëtare në garantimin e sigurisë, nxisin zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, rrisin mirëqenien e qytetarëve, dhe sigurojnë mbrojtjen e vlerave dhe interesave kombëtar të Republikës së Shqipërisë.

Të fundit