Flash News


E-TJERA

Përkeqësohet situata në Shkodër/ 30 banesa të përmbytura, 1400 ha nën ujë

Përkeqësohet situata në Shkodër/ 30 banesa të

Përkeqësohet sërish situata nga moti i keq në qarkun e Shkodrës. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se sipërfaqja e përmbytur është rritur në 1400 hektarë,  80 ha më shumë se dje.

Gjith ashtu bën me dije se ka prezencë uji në 30 banesa. Në rrugën e Obotit niveli i ujit 90 cm, ndërsa transporti mundësohet nga forcat e ushtrisë. Rruga Shirq-Darragjat është e pakalueshme, ndërsa ujësjellësi Oblika 1 mbetet jashtë funksionit.

Njoftimi i Ministrisë:

Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 08.00 te dates 26.01.2023 paraqitet si me poshte: Situata eshte perkeqesuar krahasuar me diten e djeshme.

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.40 ka rritje me 25 cm me oren 08.00 te dates 25.01.2023 ( kuota max 7.50 m )

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.60 m ka rritje me 5 cm me oren 08.00 te dates 25.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).

Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1400 Ha, ka rritje  me 80 Ha me oren 08.00 te dates 25.01.2023

Njesia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e permbytur. Rruga e Obotit ka prezence uji 90 cm, e rritur me 15 cm me oren 08.00 e dates 25.01.2023

Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit. Ka prezence uji ne oborre ne 30 banesa, nga 15 qe ishin diten e djeshme ne fshatit Obot

Ne rrugen e Obotit po operojne nje mjet i  kalueshmerise se larte se bashku me 4 forca te ushtrise. Njesia Administrative Dajç 100 Ha toke bujqesore .

Rruga Shirq-Darragjat eshte e pa kalueshme, ka presence uji ne nje lartesi 80 cm krahasuar me diten e djeshme.

 

Të fundit