Flash News

E-TJERA

Plagosja e biznesmenit në Tiranë, arrestohen pesë persona

Plagosja e biznesmenit në Tiranë, arrestohen pesë persona

Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me plagosjen e biznesmenit 46-vjeçar Sino Llanaj, një ditë më parë.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë pas përplasjes së dy biznesmenëve Albert Allmuça 53 vjeç dhe Llanaj për një pallat në të cilën ata janë ortakë.

Lidhur me ngjarjen, policia ka arrestuar pesë persona, ndërsa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

Në njoftimi thuhet se personat e arrestuar janë:

-A. A., 53 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”;

-S. Ll., 46 vjeç, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

-Sh. B., 41 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

-S. M., 52 vjeç, dhe A. L., 48 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”;

Në ngjarjen e djeshme mbeti i plagosur dhe një tjetër person i cili ishte kalimtar i rastit dhe nuk kishte lidhje me konfliktin mes dy biznesmenëve.

Njoftimi i plotë:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Ndre Mjeda”.

Vihen në pranga 5 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një sasi municioni, një armë e ftohtë dhe 5 aparate celular.

Specialistët  për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda”, ku u plagosën me armë zjarri 2 shtetas dhe u dëmtua me sende të forta një shtetas tjetër.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-A. A., 53 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”;

-S. Ll., 46 vjeç, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

-Sh. B., 41 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

-S. M., 52 vjeç, dhe A. L., 48 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”;

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. K., për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi S. Ll., së bashku me  persona të tjerë, ka shkuar në kompleksin në rrugën “Ndre Mjeda”, ku janë konfliktuar fizikisht me rojet e sigurisë duke përdorur sende të forta dhe armë zjarri.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej shtetasve (për arsye hetimore nuk bëhen të ditura gjeneralitetet e tij), i cili ka qëlluar me armë zjarri. Po punohet për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit