Flash News

E-TJERA

“Po hidhni lëndë helmuese”, policia merr nën hetim aktivistin Altin Goxhaj

“Po hidhni lëndë helmuese”, policia merr nën hetim

Policia ka marrë nën hetim aktivistin Altin Goxhaj. Ky i fundit ka penguar një punonjës të policisë bashkiake pasi sipas tij, po hidhte lëndë të dyshimta helmuese gjatë natës në lagjen ku banon aktivisti.

Goxhaj ndau edhe një video ku tregonte momentin që i kërkon punonjësit të dalë jashtë de të njoftojë policinë, për lëndët e dyshimta që po hidhte.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik", parashikuar nga neni 235 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit A. G.

Më datë 15.08.2024, është paraqitur për kallëzim punonjësi i Bashkisë së Tiranës, shtetasi S. B., 26 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka kallëzuar se gjatë dezinfektimit me insekticide, në rrugën "Bardhok Biba", është penguar për kryerjen e detyrës, nga shtetasi A. G.

Gjithashtu i është marrë kallëzim shtetasit A. G., i cili pretendon se në rrugët e Tiranës janë hedhur lëndë helmuese dhe materialet janë referuar në Prokurori”, njofton policia.

Të fundit