Flash News

E-TJERA

Politico jehonë Florjan Binajt: Komediani që imitonte Ramën kandidon për kryetar bashkie të Tiranës

Politico jehonë Florjan Binajt: Komediani që imitonte Ramën

Zelenskyy shqiptar. Kështu e ka quajtur Politico Florian Binajn, artisitin e njohur që shpalli kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, në zgjedhjet e pjesshme.

Në një artikull dedikuar Binajt, Politico ka pyetur edhe kreun e PD Sali Berisha, i cili mbështeti kandidaturën e tij publikisht. Berisha ka vlerësuar kontributin dhe angazhimin e Binajt në kauzat qytetare dhe luftën ndaj korrupsionit me emisionin “Piranjat”.

“Florjan Binaj është një aktivist social i guximshëm, një avokat i guximshëm i kauzave të qytetarëve, veçanërisht kundër korrupsionit si në ekranin televiziv ashtu edhe jashtë tij, dhe një komunikues i jashtëzakonshëm. Ai mishëron pikërisht atë që opozita shqiptare ka kërkuar: jo vetëm një mënyrë për të zgjeruar shtrirjen e saj, por edhe një përgjigje ndaj kërkesës në rritje për profile publike të pastra, rinore dhe urbane”, ka thënë Berisha për Politico.

Kandidatura e Binajt ka tërhequr krahasime me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili ishte një aktor dhe komedian i suksesshëm përpara se të hynte në politikë. Por jo të gjithë janë të bindur se Binaj ka atë që duhet për të drejtuar buxhetin vjetor prej 250 milionë eurosh të kryeqytetit, me komentatorët vendas që kritikojnë mungesën e tij të përvojës administrative.

I njohur për imitimet e kryeministrit Edi Rama, Binaj njoftoi kanidaturën e tij për Bashkinë e Tiranës.

“Kam vendosur të shpall kandidaturën time për Kryetar Bashkie të Tiranës… Besoj se kontributi im do të shërbejë, edhe pse gjysmë mandati, për shpresën dhe unitetin, për të përmirësuar jetën e të gjithë banorëve të kryeqytetit”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Të fundit