Flash News

E-TJERA

Pse u bashkuan 7 bandat? Softa: Droga, pronat dhe lojërat e fatit krijuan aleancat

Pse u bashkuan 7 bandat? Softa: Droga, pronat dhe lojërat e fatit krijuan

Eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku ka komentuar megaoperacionin e zhvilluar nga SPAK ku u goditën 7 grupe kriminale dhe u lëshuan 50 urdhër-arreste.

 

“Nga këto përgjime ka dalë që grupet bashkëveprojnë në tre elementë, për pronat, për lëndët narkotike dhe për lojërat e fatit. Kjo i ka bërë këto 7 grupe të jenë bashkë, të jenë bashkë e të flasin për vlera të mëdha.

Nëse u tha në këtë aksion u kapën 3 milionë euro, kjo unë mendoj është diçka shumë kalimtare në raport me vlerat reale që bota kriminale, ka por me 3 milionë euro ti mund të paguash në një vit 2500 pensionist, mund të paguash 500 punonjës policie, rrogën e tyre.

 Ne po flasim për qindra milionë euro, të cilat janë dëme të shkaktuara në këtë shoqëri. Shoqëria nuk matet vetëm te vrasjet dhe te atentatet, por edhe te dëmi ekonomik”,-tha Softa.

Ai tha se në veprimtaritë kriminale të këtyre grupeve, patjetër që ka ndihmë edhe nga forca të pushtetit duke marrë pjesë dhe në fushata zgjedhore.

 

Të fundit