Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Segregimi nxit braktisjen e shkollave nga fëmijët romë e egjiptianë

Lavdija është gjyshe e dy fëmijëve të minoritetit egjiptian në Tiranë, të cilët janë regjistruar në shkollën Bajram Curri. Djali është në klasën e gjashtë dhe vajza në klasën e parë.
Për shkak se i biri është në burg dhe i divorcuar, gruas së ve i duhet të kujdeset e vetme për të dy të miturit. Ajo i rrit dhe i ushqen edhe pse thotë se është shumë e ngarkuar financiarisht dhe psikologjikisht.
Megjithatë kur vjen puna te mësimet Lavdija është kërkuese dhe ka një vëmendje të veçantë për të dy të miturit. Ajo dëshiron që ata të dalin mirë në mësime, ndërsa dyshon se për shkak se janë pjesë e minoritetit, nipi e mbesa nuk marrin vëmendjen e duhur në shkollë.
Ajo thotë se nipi i saj fajësohet gjithmonë kur ka pasur probleme me fëmijë të shumicës dhe ndjen se mbesës në klasë të parë nuk i kushtohet rëndësi dhe ka mbetur pas me mësime. Gruaja i justifikon mësueset me ngarkesën e madhe dhe me numrin e lartë të nxënësve, por shton se e ndjen që ka një trajtim ndryshe.
“Mua më pëlqen dhe si mësuese se është shumë kërkuese edhe për atë e falënderoj, por që ka mangësira shumë, ka mangësira”, tha ajo duke u përpjekur edhe ta zbusë qëndrimin e saj.
Lavdija është e bindur që ata nuk trajtohen si të barabartë.
“I barabartë nuk mund të jetë sepse këtu te ne anashkalohet raca e egjiptianëve dhe e romëve, ka më tepër përbuzje”, theksoi ajo.
Bazuar në të dhënat zyrtare shkolla 9-vjeçare “Bajram Curri” në lagjen Allias të kryeqytetit ka mbi 54 për qind të nxënësve nga minoriteti egjiptian e rom.
Sipas Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda një përqendrim i tillë duhet të konsiderohet segregim.
“Neve dimë realitete të ndryshme, që raporti ka qenë mbi 50% dhe është konsideruar segregim, por kemi dijeni edhe për raporte të ndryshme fëmijësh të cilët edhe pse kanë qenë nën 50%, prap është konsideruar segregim”, tha ai.
Gajda theksoi se trajtimi i diferencuar është i pranishëm dhe fillon që me regjistrimin e fëmijëve në shkolla.
Të dhënat e marra nga BIRN prej drejtorive arsimore dhe njohës të problemit tregojnë se shkollat e segreguara kanë nivel të lartë braktisjeje dhe po ashtu rezultate të dobëta.
Megjithatë segregimi dhe trajtimi i ndryshëm i fëmijëve të minoriteteve rome e egjiptiane mohet nga Ministria e Arsimit.
“Për sa më sipër, ju informojmë se nuk ka dallime apo ndasi në shkolla lidhur me Romët dhe Egjiptianët”, thuhet në përgjigje të një kërkese për informacion.
Segregimi fillon me vendbanimin
Dy vjet më parë Shqipëria u gjet fajtore për segregimin e fëmijëve romë e egjiptianë nga Gjykata Evropiane të Drejtave të Njeriut, pasi u padit nga aktivistë të shoqërisë civile për rastin e shkollës “Naim Frashëri” në Korçë.
Gjykata gjeti se shteti shqiptar kishte shkelur nenin 1, të protokollit 12 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe urdhëroi një dëmshpërblim prej 4500 eurosh për 5 familje që ngritën në vitin 2017 padinë nëpërmjet Qendrës Evropiane për të Drejtat Rome.
Vendimmarrja e GJEDNJ-së nuk e ka ndryshuar shumë situatën në shkollat e vendit. Rasti i shkollës Bajram Curri në kryeqytet është një shembull, por raste të ngjashme hasen edhe në qytete të tjera me prani të pakicave kulturore.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda shpjegon se fenomeni është i pranishëm ndërsa segregimi fillon që me krijimin vendbanimeve të segreguara.
“Gjëja tjetër që vihet re është që kryesisht segregimi ndodh edhe në baza vendbanimi, pra ne kemi vendbanime të segreguara, që do të thotë që kemi vendbanime me një përqendrim shumë të madh me minoritetin rom edhe egjiptian dhe për rrjedhojë kjo reflektohet pastaj edhe në institucionet arsimore”, tha ai.
Gajda theksoi se kjo duhet t'i kishte vënë në lëvizje institucionet arsimore, për të mundësuar një ndarje të ndryshme dhe për të mos lejuar krijimin e shkollave të segreguara. Megjithatë, ai thotë se për institucionet kjo nuk ka qenë shqetësim.
“Institucionet nuk janë shqetësuar ndonjëherë për t'i parë këto raporte dhe për rrjedhojë për të tentuar që të bëjnë një rishpërndarje më të mirë të fëmijëve nëpër shkollat e qyteteve”, tha ai.
Përkundrazi Gajda theksoi se është vërejtur segregim i qëllimshëm nga drejtuesit e shkollave, për sa kohë këta kishin në dorë regjistrimin e fëmijëve.
“Sjellja e drejtorëve ka bërë që kur ka pasur fëmijë romë edhe egjiptianë që kanë qenë në një vendbanim krejt tjetër dhe në një shkollë krejt tjetër nuk i kanë regjistruar në shkollën që i takonte, por i kanë regjistruar pikërisht në shkollën ku ka një përqendrim të madh romësh dhe egjiptianësh”, tha Komisioneri.
Ai shpjegon se fenomeni ka edhe krahun e kundërt, kur fëmijët e shumicës regjistrohen larg zonave të banimit për të shmangur shkollat me prani të pakicës.
Gajda tha se kjo ndarje ndikon më pas edhe në cilësinë e arsimit që fëmijët marrin. Ai shpjegon se shkollat e segreguara rezultojnë në fund të renditjeve për sa i përket cilësisë, ndërsa kanë edhe një sërë problemesh të tjera.
“Për më tepër gjëja që ne kemi konstatuar është që dhe në renditjen e cilësie së shkollave që bëjnë ZVA-të shkollat që ne i kemi konstatuar të segreguara rezultojnë në vendet e fundit, ç'ka do të thotë që edhe cilësia e mësimdhënies pastaj në shkollat e segreguara neve na ka rezultuar që është nga më e dobët”, shpjegoi ai.
Segregimi vret besimin te arsimi
Xhuljana Sakollari, një aktiviste e Qendrës Për Advokim Social e cila punon me familjet Rome dhe Egjiptiane prej 10 vitesh tregon se segregimi ndikon shumë tek nxënësit dhe familjet e tyre, duke sjellë ndër të tjera braktisje të shkollës.
“Fakti që shpesh herë fëmijët e kësaj kategorie janë të përjashtuar dhe të diskriminuar, ndikon dhe në marrëdhënien midis prindërit dhe fëmijës për mënyrën se si këta të fundit e projektojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre në raport me arsimin”, tha Sakollari për BIRN.
Edhe prindërit e fëmijëve të pakicës e ndjejnë diferencimin që u bëhet. Ata thonë që nuk janë të kënaqur më mënyrën se si trajtohen në shkolla. Fatmir Zyberi, babai i shtatë fëmijëve tha për BIRN se në shkollën ku janë të regjistruar fëmijët e tij nuk janë vetëm romë dhe egjiptian, por fëmijët nuk integrohen me palën tjetër për shkak të diskriminimit.
“Une kam pakënaqësi për fëmijët në shkollë, nuk shikoj të përmirësohen dhe nuk fokusohen te fëmijët e komunitetit,” tha Zyrberi. “Diskriminimi dhe bullizmi vazhdon të jetë aktiv në shkollën e fëmijëve të mi”, shtoi ai.
Mjaft prindër të fëmijëve të romë e egjiptianë, me të cilët BIRN bisedoi në zonën e Shkozës, janë të shqetësuar se fëmijët e tyre nuk arrijnë rezultate në shkollë. Ata thonë që fëmijët nuk mësojnë të shkruajnë e lexojnë dhe se gjatë orarit mësimor vizatojnë ngaqë e kanë të vështirë të kuptojnë mësimin.
BIRN gjeti se numri i mungesave, braktisja e shkollës dhe rezultatet në mësime janë gjithmonë në nivele negative në shkollat e segreguara apo ku ka prani të lartë të pakicave.
Sipas të dhënave nga Drejtoria Arsimore, shkolla “Bajram Curri” u braktis nga 50 për qind e nxënësve në vitin 2022 dhe numri u rrit në 57 për qind në vitin që shkoi. Gjithashtu, nxënësit e kësaj shkolle mungojnë më shumë dhe kanë nivel mjaft të ulët të vijimit të shkollës së mesme.
Xhuljana Sakollari tha se segregimi ndikon drejtpërdrejtë në jetën e fëmijëve rom dhe braktisjen e shkollës në moshë të mitur. Ajo theksoi se për shkak të diferencimit në shkollë dhe cilësisë së mësimdhënies, mjaft prindër dhe vetë nxënësit e humbasin besimin se arsimimi do të ndikojë në të ardhmen e tyre. Reporter.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38