Flash News
Familja me 5 anëtarë bllokohet në malin e Tomorit nga moti i keq, ndërhyn policia
Bora bllokon rrugën e Arbrit, situatë problematike edhe në Qafën e Ulzës
Moti i keq bllokon rrugët në Shqipëri, policia: Ja akset problematike
I kërkuar për ekstradim në Itali, arrestohet kreu i klanit "Farruku"
Shpërthim me tritol në një hotel në Theth
Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar një bandë shqiptare të grabitjes së bankomateve. Ky grup akuzohet për 19 grabitje bankomatesh në Almeria, Alicante, Valencia, Tarragona dhe Barcelona, të cilat i shkulnin ato me anë të një kamioni.
Sipas mediave spanjolle vlerësohet se shumë e grabitur kap shifrën e rreth gjysmë milioni euro.
Hetimet për këtë grup nisën në muajin shkurt, kur u grabit një bankomat në Cartagena. Për të realizuar këtë grabitje, autorët kanë përdorur një kamion me vinç, duke e shkulur bankomatin dhe prej aty kanë vjedhur 45 mijë euro.
Nga hetimet policia zbuloi edhe grabitje të tjerë, që ishte përdorur e njëjta taktike. Kjo çoi grupin hetimor që të dyshonte se bëhej fjalë për të njëjtët persona.
Garda Civile ka kryer kontrolle në provincat e Tarragona, Madrid, Murcia, Toledo dhe Alicante, ndërsa hetimet vazhdojnë.