Flash News

E-TJERA

Shkodër, 40- vjeçari bie nga kati i katërt i një pallati

Shkodër, 40- vjeçari bie nga kati i katërt i një pallati

Një 40-vjeçar ka përfunduar në spital pasi është rrëzuar aksidentalisht nga kati i katërt i një pallati në Shkodër në lagjen “Vasil Shanto”. I lënduari është në kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 12:28, në spitalin rajonal të Shkodrës, është paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi 40 vjeç, banues në Shkodër, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i katërt i një pallati në lagjen “Vasil Shanto”, gjatë procesit të punës për riparimin e një apartamenti.

Ky shtetas është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit