
Flash News
Prezantimi i programit për pronat/ Basha premton shfuqizimin e ligjit aktual dhe kërkon ndjesë për gabimet e PD
SHBA/ Vaksina Johnson & Johnson merr “dritë jeshile” nga FDA
Bilanci ditor me Covid-19 në Shqipëri, numri i infeksioneve më i lartë se i të shëruarëve
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Athinë
Shkodër/ Sekuestrohen 4000 fara kanabisi për t'u shitur 16 000 euro, në pranga dy persona
Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona pasi u kapën me 4000 fara kanabisi dhe 140 doza lëndë narkotike, të cilat do t’i shisnin kundrejt pagesës 16.000 euro.
Gjatë operacionit të koduar "Gruda", kanë rënë në pranga Kolë Ksolla, 25 vjeç dhe Julian Mauhja, 43 vjeç, të dy banues në fshatin Grude e Re, Shkodër.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, policia ka kryer kontrollin fizik të ushtruar ndaj dy personave, që ndodheshin në ambientet e një lokali në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër.
Pas arrestimit policia ushtroi kontroll edhe në banesën e shtetasit Kole Ksolla, ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy qese me lëndë cannabis sativa dhe një sasi farash të bimës cannabis sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i plotë:
Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Finalizohet operacioni policor i koduar “Gruda”. Goditet një rast i tentativës për shitje të farave të kanabisit, me qëllim kultivimin e tyre. Gjithashtu, gjatë operacionit goditet dhe një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.
Sekuestrohen rreth 4000 fara cannabis sativa dhe 140 doza me lëndë narkotike cannabis sativa. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Nga strukturat e Seksionit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirë organizuar, u bë i mundur finalizimi i operacionit “Gruda”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: J. M., 43 vjeç dhe K. K. , 25 vjeç, të dy banues në fshatin Grude e Re, Shkodër. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, në ambientet e një lokali në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një qese me fara të bimës cannabis sativa dhe një qese me lëndë narkotike cannabis sativa.
Në vijim të veprimeve është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit K. K., ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy qese me lëndë cannabis sativa dhe një sasi farash të bimës cannabis sativa.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar në total rreth 4000 fara cannabis sativa dhe 140 doza lëndë narkotike cannabis sativa. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet lidhjeve të tyre jashtë vendit, kishin siguruar 4000 fara të bimës narkotike cannabis sativa, të cilat do t’i shisnin kundrejt pagesës 16.000 euro.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim.
Ditari politik









Të fundit

Si do të nisë muaji mars për secilën shenjë të horoskopit
28 Shkurt 2021, 21:55
3 vite pas episodit polemik në Inter-Juventus, arbitri Orsato pranon gabimin
28 Shkurt 2021, 21:43
Princi Harry dhe Meghan Markle mund të jenë duke pritur vajzë
28 Shkurt 2021, 21:17

Napoli rikthehet në garë për Europën, të dy shqiptarët në fushë
28 Shkurt 2021, 20:17
Ndahet nga jeta skenaristi dhe regjisori i njohur Kujtim Gjonaj
28 Shkurt 2021, 19:41
Serbia fton qytetarët e Kosovës që të aplikojnë për vaksinën e Covid-19
28 Shkurt 2021, 19:18

Aktorja Eliza Dushku do të bëhet nënë për herë të dytë
28 Shkurt 2021, 18:11
Kërkon më shumë prova, Zvicra nuk e miraton vaksinën e AstraZeneca
28 Shkurt 2021, 17:39

Shpallet fituesi i edicionit të gjashtë të çmimit letrar "Kadare"
28 Shkurt 2021, 16:53
Basha merr timonin, e diela i përket Aurelës
28 Shkurt 2021, 16:15

Jonida Maliqi tregon pse u nda me Romeon
28 Shkurt 2021, 15:22
Aksident i shumëfishtë në autostradën Vlorë-Fier, humb jetën një person
28 Shkurt 2021, 15:11

Kryeministri hungarez, Viktor Orban merr vaksinën kineze
28 Shkurt 2021, 14:23
Biden i bën thirrje Senatit të miratojë paketën e re të ndihmës financiare për Covid
28 Shkurt 2021, 13:48

Rrëshqiti teksa po ngjitej në mal me shokët, humb jetën 19-vjeçari shqiptar në Itali
28 Shkurt 2021, 12:42

