Flash News

E-TJERA

Sot reshje shiu në të gjithë vendin, si do të jetë moti në fundjavë

Sot reshje shiu në të gjithë vendin, si do të jetë moti

Në vend do të ndikojë paqëndrueshmëria të shtunën e deri në mëngjesin e së dielës.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh. Prej mesditës së ditës së diel priten orë me diell.

Përgjatë ditës së shtunë reshje shiu të përkohshme me intensitet të ulët e në formën e shtrëngatave lokale në veriperëndim e perëndim. Në orët e pasdites e deri në mëngjesin e së dielës në jug e pjesërisht në qendër priten reshje shiu e rrebeshe.

Era do të fryjë juglindje dhe verilindje. Gradualisht të dielën do të kthejë nga veriperëndimi mesatare e përkohësisht e vrullshme në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 2 dhe 3 ballë.

Sot reshje shiu në të gjithë vendin, si do të jetë motiSot reshje shiu në të gjithë vendin, si do të jetë moti

 

Të fundit