Flash News

E-TJERA

SPAK lëshon urdhër-arreste për 3 efektivë, njëri prej tyre ish-drejtor policie

SPAK lëshon urdhër-arreste për 3 efektivë, njëri prej

Identifikohen tre efektivë të Policisë së Shtetit, ndaj të cilëve Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar urdhër- arreste.

Bëhet fjalë për Ergert Mitrin, i cili ka pasur pozicion si drejtues i Policisë Lezhë, Klodian Jashari dhe Altin Morinën ish efektiv i RENEA.

Kujtojmë se ish-shefi i stërvitjes pranë repartit special RENEA në Tiranë, Altin Morina u arrestua më 14 mars të vitit 2023 me 113 mijë euro në makinë të padeklaruara. Morina u lirua nga qelia më 16 prill 2023. Asokohe para gjykatës, Morina deklaroi se paratë i kishte marrë nga një biznesmen, pak minuta para se të arrestohej.

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar mbi 40 urdhër arreste për emra personazhesh, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në vrasje dhe trafik të lëndëve narkotike.

 

Të fundit